• |
ide | kryesore

Basha nga Elbasani: Do t’jua kthejmë qytetin njerëzve

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga qyteti i Elbasanit, ku mbajti këtë pasdite takimin përmbyllës të fushatës elektorale në këtë qytet, kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 9 më 25 prill.

Në fjalën e tij, Basha tha se PD do iu kthejë qytetin elbasanllinjve, do iu kthejë sigurinë, paqen, si dhe askush nuk do ua vjedhë votat.

“Më 25 prill, elbasanasit do të votojnë për qetësinë e familjeve të tyre, për paqen në zemrat e prindërve, për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një model arsimi për rininë. Kam nderin dhe kënaqësinë, dhe ju mundësinë, të çoni drejt parlamentit mazhorancën fituese të PD, ekipin tonë të mrekullueshëm, shkrimtarë, profesorë, mjekë, juristë, ekonomistë, sipërmarrës, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Dielli i fitores rrëzëllit në sytë tuaj, nata e të keqes bie për herë të fundit këtë të diel, sepse Elbasani do të marrë në dorë fatin e vet, të familjeve të veta. Vëllezër dhe motra ëndrrat tuaja dhe ëndrrat e mia për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Ëndrrat e mia, ëndrrat tona, për Elbasanin nuk kanë mbaruar, më 25 prill le të fillojë punën me votën tuaj për të bërë realitet këto ëndrra, për të vazhduar projektet, për të çliruar familjet, sipërmarrjet, fermerët, mjekët, mësuesit dhe rininë, dhe për t’i dhënë mundësinë për zhvillim, punësim, pensione dinjitoze, për të rikthyer modelin e vyer e të çmuar, që na bënë të gjithë krenarë, qytetarinë. Do ta bëjmë realitet, sepse të dielën e gjithë Shqipëria dhe zemra e saj, Elbasani, do të votojnë masivisht për numrin 9, për të ardhmen e tyre, për prindërit e tyre, për paqe, siguri dhe zhvillim ekonomik, për Shqipërinë anëtare të BE”, u shpreh kryedemokrati Basha.

 



5 Comments

  1. Qyteti u tradhetua nga politika. Ate qe i beri rilindja nuk ja kane bere as pushtuesit. Eshte ndoshta i vetmi qytet ne Shqiperi qe ka pesuar renie reale ekonomike qe nga 2007 e mbrapa kur e moren ne dore donet e Rames. Do ishte turp historik per qytetin, ashtu sic do te ishte per cdo qytet, nese te dielen zgjedhin Ballen perpara Flutura Ackes. Do te thote qe ka arritur piken e mos-kthimit.
    Nuk e di sa e kane lexuar atje por Flutura Acka ne romanin “Ku je” ka derdhur gjithe dashurine e saj per qytetin duke e perjetesuar artistikisht ne romanin e saj ndoshta me te arrire. Nje kontribut i pacmuar

  2. Në këtë pike, Xhelal Mziu nuk bëri asgjë të keqe më shumë. Atë që thuhet me zë të ulët në zyrat e PD dhe LSI, ai e tha me zë të lartë, në më shumë se një miting, ditën e djeshme.

    Ai pranoi se kanë ngritur struktura terroriste dhe janë gati të vrasin çdo kënd që dyshojnë, mjafton një telefonatë.

    Për shkak të reagimit të fortë që ka ngjallur sot në opinon ky qëndrim dhe shqetësimit ndërkombëtar, se Ilir Meta ka nisur të prishë procesin zgjedhor, mbështetur në prapavijë nga Sali Berisha, Xhelalit i shkruajtën një letër dhe ja vunë para kamerave ta lexonte, duke kërkuar ndjesë për ato që tha.

    Po përse kërkon ndjesë Xhelali?

    Për atë që tha se do t’ua bëjmë si në Elbasan?

    Deri më sot PD nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë krim në Elbasan.Njelloj si ne 2009 kur nxorree nga burgu kriminelet e tu o kopili i Dobicit salih karaxhic berisha

  3. Dr more merda gelbazes nuk ka takuar politikane serb,bike akoma sulmohet nga miku Ed zorraxhiut sumshkerdhymi Sandra vuqiqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *