• |
ide | kryesore

Çfarë tha Harry në fjalimin e fundit për princin Philip

-Instant, Paparazzi, Slider



Duka i Sussex, Harry, ishte i pranishëm në funeralin e gjyshit të tij, Princit Philip, ku takoi për herë të parë familjarët pas skandalit të intervistës së bujshme për Oprah.

Funerali i Princit u mbaj vetëm me 30 persona, për shkak të kushteve të Covid-19 që e bënë të pamundur grumbullimin e më shumë njerëzve.

Pas funeralit, Harry është rikthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij shtatzënë dhe vogëlushi Archie. Ndërkohë, mendja i ka mbetur sërish tek gjyshi i ndjerë, të cilin e ka nderuar në fjalimin e tij të fundit për Ditën e Tokës.

“Në këtë ditë të Tokës, unë reflektoj në brezat e kampionëve të ruajtjes, përfshirë gjyshin tim të ndjerë, dhe ndihem krenar dhe me energji për të vazhduar të bëj pjesën time në këtë trashëgimi. Këtë vit veçanërisht, unë bashkohem me ekipin e pabesueshëm të Parqeve Afrikane dhe komunitetet në të gjithë botën në përkushtimin e përbashkët për mjedisin tonë dhe mirëqenien kolektive.

Këto peisazhe vitale po ndihmojnë në mbrojtjen e bio-diversitetit të Afrikës, duke shërbyer si një themel për një planet të shëndetshëm dhe duke u dhënë përfitime qindra mijëra njerëzve. Shpresa fillon këtu me vendet që ne po mbrojmë tani për të siguruar një të ardhme të shëndetshme për të gjithë ne.”- ka thënë Duka i Sussex.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *