• |
ide | kryesore

Japonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme 3 muaj para nisjes së Lojërave Olimpike

-Instant, Lajme, Planet



Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga Lojërat Olimpike, Japonia ka shpallur gjendjen e re të jashtëzakonshme për disa vende, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Ky vendim i qeverisë përfshin Tokion dhe tre prefektura perëndimore si Osaka, Kyoto dhe Hyogoe dhe pritet të zgjasë nga 25 prill deri më 11 maj.

Sipas zyrtarëve shëndetësore spitalet në këto vende ndodhen në presion për shkak të shtimit të rasteve.

Dje, Osaka raportoi 1 167 infeksione të reja, duke tejkaluar 1 000 raste për të tretën ditë radhazi, për shkak të përhapjes së shpejtë të varianteve të reja të virusit.

Tokio konfirmoi 861 raste të reja, shifra më e lartë ditore në gati tre muaj.

Në qytete të mëdha si Tokio, pothuajse të gjithë mbajnë një maskë në publik, por trenat e udhëtarëve janë plot dhe restorantet e dyqanet po bëhen më të ngarkuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *