• |
ide | kryesore

Kosovë/ 356 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 8 jetë të humbura

Arkiva



Tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga Covid 19. Sipas raportit të fundit mësohet se nga 3 146 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 356 raste të reja.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).

Gjithashtu gjatë orëve të fundit betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 680 pacientë duke e çuar në 90 328 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga koronavirusi.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë, mes të cilëve kanë humbur jetën 2.118 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *