• |
ide | kryesore

Krimi zgjedhor, SPAK bën bilancin e kallëzimeve nga subjektet politike gjatë fushatës

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se në periudhën mars–prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore, në lidhje me veprat penale që kanë të bëjnë me “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionin pasiv në zgjedhje”.

Sipas SPAK, deri tani janë paraqitur 55 kallëzime nga të cilat 32 janë regjistruar si procedime penale, për të cilat vijon hetimi. Prokuroria e Posaçme njofton se ka vlerësuar të gjithë këto raste me seriozitet dhe ka dhënë zgjidhje ligjore rast pas rasti, duke njoftuar njëkohësisht dhe subjektet që i kanë paraqitur.



2 Comments

  1. KAPS-i ben bilancin … ????? Qe ishin bo si bar kafe kemi kohe qe e shohim, po tani jane kthyer edhe ne zyre kontabiliteti, dmth bejne dhe mbajne bilance. Dhe pikerisht “per kete paguhen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *