• |
ide | kryesore

Kush është Kel Çami, simpatizanti i PS në Elbasan që dyshohet se plagosi dy ish-policët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, është bërë këqyrja e disa kamerave të sigurisë, por që kanë rezultuar pa interes për hetimin. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Kelmend Xhaferri, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, të mbetur në tentativë, në dëm të disa personave. Zyrtarisht as drejtori i Përgjithshëm, as prokurori i çështjes që ishin dje në konferencë për shtyp, nuk dhanë shpjegime se kush kishte qëlluar i pari në vendngjarje. Në konferencën për shtyp të zhvilluar dje në Elbasan, nuk u dha përgjigje as për ndonjë hetim të mundshëm në lidhje me hetimet e Policisë, pasi dy zëvendës.drejtorët e Elbasanit dhe disa punonjës të Njësisë “Shqiponja”, kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë që ndodhi të mërkurën. Ata janë pyetur për atë që ka ndodhur, po ashtu sikurse ishte sekret hetimor momenti se si ka nisur shkëmbimi i zjarrit, duket se sekret hetimor është edhe dëshmia e oficerëve të Policisë që kanë qenë në vendngjarje.

I KERKUARI

Kelmend Xhaferri, i cili njihet si krahu i djathtë i Suel Çelës, është shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Megjithatë sipas burimeve, ai dyshohet të jetë personi që ka plagosur dy ish-policët, Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, që ishin pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës të Partisë Demokratike. Kelmend Xhaferri është një personazh i njohur në qytetin e Elbasanit.

Ai u bë i njohur pak vite më parë nga përplasja me Policinë para tregut Ushqimor të Elbasanit. Xhaferri, i njohur edhe si Kel Çami, u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës. “Kelmend Ymer Xhaferri (pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të Policisë në Elbasan te Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë”, deklaroi Bardhi.

Mbrëmjen e së mërkurës, gazetarja Klodiana Lala ka treguar në emisionin “Opinion” se Xhaferri e ka telefonuar personalisht dhe i ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me Prokurorinë dhe Policinë. Lala tha se e ka të regjistruar bisedën dhe se Xhaferri i ka thënë që është gjendur në atë ngjarje disa minuta pasi ka ndodhur vrasja pasi banon në atë zonë.

Ndërkohë më herët, Gazment Bardhi tha se një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje është Klement Xhaferri, i cili ka tentuar të largonte makinën dhe personin që po blinte vota. Sipas tij, Xhaferri është autori i plagosjes së dy anëtarëve të SMV-së së PD-së. “Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish-punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve”, tha Bardhi në një deklaratë për shtyp.



18 Comments

  1. Ore se jemi fut ne nendime, dhe na ka hyr dhe frika neve ketej nga vlora. Dhe duam te dim. Ka ndonje nga ato grupet “vullnetare” me ish ushtarak dhe ish polic nga vorio albania, ketu ne vlore?
    Na thoni, qe ti respektojm me ca te mundemi.

    1. Grupet vullnetare qe i quan ti, zoti lamash, dolen ngaqe bandat e Lal Qazim Barzinit me Celn, Xhaferrin dhe me heret me dhandrin e Qazimit, Kolin qeverisin Elbasanin prej vitesh!

      Rri urte atje ne Çole dhe kap nai merluc!

      Jepi precdence Rames ke kulaçi

    2. Kudo në çdo qytet i ke, sepse Edvini i shkarkoi, edhe pse ishin profesionistë të trajnuar e kualifikuar nga Be.
      Sot ata do t’jua bëjnë gropën, sepse ju galetë rilindas te blerja dhe kërcënimi i kishit shpresat për të fituar, dhe duke qenë se dështuar në sajë të dhjetra trimave si Arbër Papleka keni për të shkuar në pidh të satëme.

    3. Ik mer klluf kari, po ben dhe ironi. E shef ca bohet qe shkon policia e ska byth ti arrestoje ato banditet e Elbasanit. Jane po ata te njejtet kriminele qe para ca kohesh goditen makinen e policise dhe av. Drejtrin e police ne tregun ushqimor ne Elb, jane ata qe grushtuan elbasanllinjte ne diten e veres, jane po ata qe shoqerojne Ramen kur vjen si truproja me radio policie, jane ata qe po terrorizojne nje qytet qe e kane bere si Sinaloa e Meksikes, dhe ti del e na thua ca jane keto “vullnetare” qe po ju dalin kundra?

      Ka mberritur ku smban me uje pilafi o shok, dhe ata qe duken aq gansterra se kane krahet e nxehta nga Rilindja, ishin mesuar te gjuanin ne grushta e pistoleta dhe u cuditen kur ju kthyen dhe ju sherdhyen robt keta te tjeret.
      Po te kishte shtet, banda e Elbasanit do ishin ne burg me kohe, dhe do ishte dhe gjalle sot e kesaj dite ai.

    4. Vorioalbania e pidhit te motres!
      Ju shijoi djegia e Shqiperise ne 97, vetem pse kishit futur parà me thase ne firma mashtruese si kurva?

  2. Mëngjesin e kësaj të premteje i gjithë opinioni publik u shokua nga deklaratat tronditëse të kandidatit për deputet të PD-së, ku ky i fundit perbetohej se ngjarja e ELbasanit do te perseritej nga PD.

    Qindra qytetarë kanë shpërthyer kundër këtyre deklaratave skandaloze të bëra nga Xhelal Mziu. “Bishti i qenit mbetet bisht qeni. Ju doni të riktheni ’97-ën”, janë disa nga deklaratat e qytetarëve.nje lloj si shpellkari vuksani nje njeri qe eshte mare vetem me droge e vrasje

    1. Ai qe ti i thua cam. Ka lind e eshte rrit ne elbasan. Problemi eshte se cfar karin duan te huaj ne qytetin ton? Dhe dalin si cuba e bejn masaker ne qytet.

      1. Qyteti jot o rrugaç është qyteti i njerëzve të ndershëm e puntorë e jo i kriminelëve e i langaraqëve si puna jote.

        Jam i sigurtë se shumica e qytetarëve elbasanas janë gëzuar për mësimin që Arbër Papleka heroi ju dha atyre kriminelëve.

        1. Ate qe se beri policia e edit nuk e beri zap nga bandit per 8 vjet e Ben vetem nje arber papleka I shkolluar I stervitur i dekoruar dhe I pushuar nga puna nga banda e rilindjes se tao palles

      2. Besoj se ate qe sja mban bytha ta bente ky shtet i bere njesh me kriminele, e beri ai Bob-i. Ju dha nje leksion atyre karderrave se ju qihet nona ne pidh kur bien ne hundlesh.
        Ti qe ben si i indinjuar, ben mire ti kerkosh llogari policise dhe shtetit tend qe pse nuk i ka rras ne burg me kohe keto qe terrorizonin Elbanasnin e as e rrunin karin per polici.
        Harrove qe i mori me makine perpara ca kohesh ky me makine policie, me polic, me zv drejtor kur u fut te tregu ushqimor?

  3. Keto te Elbasanit jane trimat e Taluant Palles!

    Edhe Gjiknuri kete po mundohet ne Vlore me cunat problematike, Termet, Termet nga do qe shkon.

    Me keta lloj “intelektualesh” e mban pushtetin rilindja dhe do t’a integroje vendin ne EU?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *