• |
ide | kryesore

Kush është Mehmet Greca, personi që u kap me makinën pa targa nga vullnetarët e PD në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit

Dyshimet që një makinë Benz ML pa targa po blente vota në lagjen 5 Maji në Elbasan të mërkurën, shkaktoi një përplasje me armë midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që shkatoi një të vdekur dhe katër të plagosur –përfshirë një oficere police.


Brenda makinës pa targa ndodhej shtetasi Mehmet Greca, i cili në një intervistë për televizionin Top Channel deklaroi se është marrë peng nga mbështetësit e PD-së.


“Isha përpara shtëpisë time me makinë dhe ndaluan 5-6 persona, më thirrën dhe ndalova,” tregon Greca, ndërsa shton se i kanë kërkuar të japë shpjegime pse kërkon vota për PS-në.

Pas ndalimit të Grecës, mbështetësit e PD-së kanë lajmëruar policinë. Përveç policisë, në vendngjarje janë mbledhur dhe mbështetës së Partisë Socialiste.

Dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë, por ajo që dihet është se ka pasur një shkëmbim zjarri, i cili la të vdekur mjekun dhe politikanin Pjerin Xhuvani, të cilit Greca iu referua në intervistë me nofkën ‘Pipi’.

Policia ka arrestuar Arbër Paplekajn – ish-punonjës i Forcave Speciale për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe 9 mbështetës të PD-së për ndalimin e paligjshëm të Mehmet Grecës, që sipas drejtuesve të PD në Elbasan, i përkisnin një strukture të ngritur për mbrojtjen e votës.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Klement Xhaferri, një person me precedentë penalë, i denoncuar si mbështetës i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Xhaferri dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

Sipas raportimeve në mediat britanike, edhe Mehmet Greca ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, pasi u arrestu në vitin 2016 me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund në cash.

Vlera e kokainës përllogaritej në 5 milionë paund britanikë./Reporter.al

23 Comments

    1. Hahahahahah gallat alla lapsi…vullnetaret.
      O SHKURDHAK sot ata quhen VRASES.
      Po si gjithmon lapsi e ben te zezen te bardh, ose anasielltas. Si ti leverdisi.

      1. LAPSI po shpif duke i thene se eshte kapur me droge, kur ky eshte nje nga intelektualet me te mire qe ka PS dhe Taulanti ne Elbasan

  1. So, akoma krenar per patronazhistet qe permbysin Europen me kokaine? Sic ishte krenar per Elvis Roshin&Co. Prandaj eshte e pamundur te revoltohesh me ate qe thote Xhelali. Per te qene retorikisht i sakte duhet te thoshte te perfshire dhe jo te dyshuar. Perndryshe, sic e tha edhe zonja e nderuar gjermane tek lajmi poshte behet fjale per njerez qe na kane borxh demokracine, Europen dhe te ardhmen. Ne cdo llogari te ftohte del qe plumbin e kane pak. Liri per Arber Papleken !

    1. Neri, jam dakord me ty qe rilindjotet jane raca me e qelbur dhe kriminale ne kete vend, por nuk jam dakord me deklaraten e Mziut. Problemi nuk zgjidhet duke vrare, por duke arrestuar keta njerez dhe duke i denuar. Kur ka ndodhur vrasja, kanw qene 15 police dhe dy drejtues te policise se Elbasanit, por asnjeri nuk ka lecvzur as gishtin per ta parandaluar, perkundrazi. Nderko qe askush nga ai skuadron policor “nuk ka ditur” te thote se kush e filloi sherrin dhe si filloi perplasja me arme. “Aftesia” e policeve ka arritur seri aty sa “nuk kane arritur te ndalojne” asnje nga banditet rilindjote. Elbasani eshte kthyer ne problem qekur rilindjotet erdhen ne pushtet dhe aty u vendos Taulant Balla qe vetem kur eshte bere 20 vjec ka dale nga fshati i tij malor dhe deri ne ate moshe, cdo njohuri per boten e kishte nga televizori i komshise qe e shihte ndonjehere fshehtas nga dritarja. “Paaftesia” e policeve mund te shpjegohet vetem me mbeshtetjen qe pushteti i Balles, ne rastin me te mire, nuk i jep mundesine te veprojne. Sa per Arber Paplekajn, duhet pare dinamika e ngjarjes dhe te saktesohet cdo gje dhe per te duhet te vendose drejtesia e pavarur, jo (zh)drejtesia qe ka ndertuar politika ne pergjithesi dhe Rama me shpuren e tij kriminale.

  2. booo ca surrati ky. na u shpifen zgjedhjet, nuk eshte per te votu fare. sa her ka zgjedhje, njerezve te thjesht u cahet kari nga ujqerit e pangopur

  3. Policia de duam vazhdon mban te arrestuar personin me te pafajshem ne kete histori. Nderkohe askush nuk thote pse qarkullonte me makine pa targa ky trafikanti? Ku e fsheh Taulant Balla Klement Xhaferrin? Ku jane pamjet e regjistruara? Po gezhojat? Pse nuk reagoi policia e pranishme ne vendngjarje? Si guzuan 20 kriminele e trafikante te sulen me arme ne dore ne prani te policise? E mbi te gjitha si ka mundesi qe ne Elbasan policia, shteti dhe krimi jane ne te njejten ane?

  4. HHaaa. Vullnetar=paramilitar=kriminel. Vazhdoni ta sheshoni kete problem te rrezikshem po do tja shikoni tymin me vone ketij fenomeni po nuk e denoncuat qe tani.

    1. Ti SHKODRANI,mos u identifiko me Shkodren.
      Nuk je nga Shkodra.Kjo duket, je Rracist si kryeshkerdhata Edvin-Edi-Paulin Mashtruesi.Ai nuk don Shkodranet dhe as Verioret.

  5. Surrat tipik Rilindas , keshtu do ishte Edvini Po te mos na e bente “Dhurate “ nga Parisi ay Nano qëni!

  6. Po mire more diler narkotikesh,po si ishin aq afer mbeshtetesit e armatosur kriminel te PS-se????Dhe per pak minuta u grupuat ne te njejtin vend pa ardhur akoma policia???A ishte kjo rastesi,apo kishit lene oren dhe vendin e takimit me dorezu materialet komprometuese???
    Ky duhej te ishte i pari i arrestuar,duke u marre n’pyetje nga prokuroret,sepse asht deshmitare okular si edhe disa te tjere,ne kohen e mungeses te policise.
    Erresire dhe komunikim siperfaqsor i policise per ngjarjen.
    PROVAT jane ne perpunim dhe do te tjetersohen n’favor te krimineleve te PS-se.Kjo asht e sigurte!

  7. Cfare shkodrani eshte ai? Shkodran prej fshatrave te Librazhdit edhe mund te jete, por nga Shkodra as qe behet fjale. Kulmi eshte se paska provuar edhe vazelinen ..

  8. Mëngjesin e kësaj të premteje i gjithë opinioni publik u shokua nga deklaratat tronditëse të kandidatit për deputet të PD-së, ku ky i fundit perbetohej se ngjarja e ELbasanit do te perseritej nga PD.

    Qindra qytetarë kanë shpërthyer kundër këtyre deklaratave skandaloze të bëra nga Xhelal Mziu. “Bishti i qenit mbetet bisht qeni. Ju doni të riktheni ’97-ën”, janë disa nga deklaratat e qytetarëve.cecenet e lapsit mbrojne vrasjen nga ceceni i dibres Mziu

    1. Shko mer fugshpums leje mzi loqen se doli kerkoi falje si dele.
      Ti dil para pasqyres e pyet veten pse mbron drogaxhinjt kriminelet dhe hajdutet qe blejn vota e mbledhin karta. Pse mbron vrasesit e te ardhmes se vendit tend dhe shpreses se femijeve te tu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu