• |
ide | kryesore

Mesazhi i Bashës për punonjësit e administratës publike: Dilni masivisht të votoni për ndryshimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka drejtuar një mesazh të gjithë punonjësve të administratës publike që të mos kenë frikë të votojnë për ndryshimin.

Përmes një video-mesazhi, lideri demokrat theksoi se i vetmi ndryshim për të cilin do të votojnë është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit.

“Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve.” shkruan Basha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *