• |
ide | kryesore

Meta: SPAK të mos merret me gazetarët e Lapsi.al, por të arrestojë drejtuesit e AKSHI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta është i prerë kur flet për çështjen e mbledhjes së të dhënave personale nga PS për qëllimet e fushatës së saj elektorale. Meta thotë se SPAK duhet të arrestojë drejtuesit e AKSHI-t dhe jo të merret me gazetarët.


“I bëj thirrje SPAK te mos merret më me gazetaret e nderuar Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, por me drejtorin e AKSHI-t. Moszbardhja e ngjarjes se Elbasanit dhe i mbi 80 krimeve zgjedhore të denoncuar është përgjegjësi e SPAK.


Përsëris thirrjen që të arrestohen drejtuesit e AKSHI-t, sepse unë ende nuk kam një përgjigje për pyetjet që kam bërë. Skandali i AKSH-it, po trondit gjithë botën, ne jemi një vend i NATO-s. Nuk mund të vidhen të dhënat e qytetareve dhe të mos ketë një reagim dhe një përgjigje se çfarë ka ndodhur. Cenohet siguria kombëtare me daljen e këtyre të dhënave ndaj SPAK duhet të reagojë menjëherë.

Është përgjegjësi e organeve të drejtësisë, nëse nuk zbardhen krimet zgjedhore si dosja e Dibrës dhe e Shijakut. Ëngjëll Agaçi dhe gjithë të tjetër e aferës së inceneratorëve sot, duhet të ishin në burg dhe nuk po reagohet. Moszbardhja e ngjarjes se Elbasanit dhe i mbi 80 krimeve zgjedhore te denoncuar është përgjegjësi e SPAK” – tha Meta në Syri TV.

“U kam thënë ndërkombëtarëve reagoni sot, se nesër do jetë tepër vonë. Nuk kemi nevojë që të huajt të reagojnë ditën e hënë. Ambasadores amerikane i kam thënë: “Nuk duhet të kishit toleruar Edi Ramën kur prishi marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u nënshkrua në selinë e Ambasadës Amerikane. Nëse ju, do të reagonit pas ngjarjes së Kavajës, do ishte parandaluar edhe ngjarja e ndodhur në Elbasan”.

Prokuroria e Elbasanit është në konflikt interesi sepse është pjesë e fushatës elektorale. Prokuroria e Elbasanit është shtabi kryesor dhe mbrojtëse e Partisë Socialiste.

Për çdo pikë gjaku që derdhet në Shqipëri, dhe nuk reagohet për të vënë fajtorët para drejtësisë, përgjegjës do jete Edi Rama, SPAK, Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Nëse ngjarja tragjike e ndodhur në Elbasan, nuk zbardhet nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të.

Për ngjarjen e Elbasanit, Policia e Shtetit të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës. Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota!

Sfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur.

Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë. Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani. Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama” – tha Meta. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Partia jone e lavdishme do t’i shkaterroje gjithe armiqte e klases, sepse ne krye ka shokun Edver dhe shoqen Lenka Spiropali.
    Nga fitorja ne fitorje, drejt mandatit te trete.

  2. SPAK eshte shume i zene me pune. Mbreme nje person ka ikur pa paguar bileten e autobusit dhe sot ne mengjes eshte arrestuar. SPAK ka gjithe diten qe merr ne pyetje kete person.

  3. Raportohet se ai është urdhëruar nga Berisha ta mbyllë emisonin, nga frika se mos ndëshkohen edhe ata, për qendrimet radikale të Metës.

    “Mbylle se na mori më qafë”, raportohet t’i ketë shkruajtur Berisha gazetarit të familjes së tij, Çim Peka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu