• |
ide | kryesore

Meta takon ambasadorët e BE e SHBA: E diela ditë feste për shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm mbi ecurinë e fushatës zgjedhore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, dhe sot me Ambasadorin e Delegacionit të BE, Luigi Soreca, së bashku me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Tiranë.

Presidenti Meta i falenderoi Ambasadorët për angazhimin dhe interesin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vuri në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë politike për parregullsitë e konstatuara gjatë kësaj fushate, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës kanë zgjuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos lejuar deformimin e votës së lirë duke iu drejtuar në kohë dhe përmes provave, organeve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit. Duke patur parasysh rëndësinë thelbësore, që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e dekurajimit, në kohë, të çdo veprimi, që cënon integritetin e procesit, dhe kërkoi praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, veçanërisht në qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës, të trysnuara edhe në zgjedhjet e kaluara nga krimi i organizuar.

Presidenti Meta veçoi rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka sjellja profesionale dhe vetëm sipas ligjit nga ana e Policisë së Shtetit dhe institucioneve gjyqësore. Vetëm reagimi proaktiv, i menjëhershëm dhe i pavarur ndaj çdo akti që cenon paprekshmërinë e votës së lirë, mund të parandalojë përsëritjen dhe përhapjen e krimit zgjedhor.

Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë.



6 Comments

  1. Ueeee, ca ndrimi pllake.
    Shih o popull si tallin trapin me ne. Deri dje me hanxhar me cfurk ne dore. Sot fest.
    Dridhe like me lesh fabrike. Tani dilni o militant e kacafytuni me njeri tjetrin. Se keta per ne po mundohen

  2. Mëngjesin e kësaj të premteje i gjithë opinioni publik u shokua nga deklaratat tronditëse të kandidatit për deputet të PD-së, ku ky i fundit perbetohej se ngjarja e ELbasanit do te perseritej nga PD.

    Qindra qytetarë kanë shpërthyer kundër këtyre deklaratave skandaloze të bëra nga Xhelal Mziu. “Bishti i qenit mbetet bisht qeni. Ju doni të riktheni ’97-ën”, janë disa nga deklaratat e qytetarëve./ b.h

  3. Ik o Like se na hape barkun. Paske qene llum fare, i papergjegjshem. Dhe presim ne te behet ky shtet, me funderina dhe langaraq te races tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *