• |
ide | kryesore

Pendesa e Xhelal Mziut/ Yuri Kim: Më vjen mirë që pashë një kërkesë faljeje nga Dibra

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane ka reaguar pas deklaratës së kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Gjatë një tubimi në Dibër, Mziu u tha mbështetësve se ata që do të tentojnë të blejnë votën, do e pësojnë si ata në Elbasan. Më pas Mziu kërkoi falje për fjalët e thëna, duke shprehur keqardhje dhe pendesë.  Duke vlerësuar ndjesën e Mziut,  ambasadorja theksoi se ngjarja e Elbasanit nuk duhet të përsëritet.

“Më vjen mirë që pashë një kërkesë faljeje të pastër nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë stemën e çdo partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të shkuarës, një e shkuar e shëmtuar të cilën të gjithë ne duhet ta refuzojmë”, shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.



5 Comments

  1. Jo, Jo!
    Ne keto momente , “ditët e grupeve të armatosura që mbajnë stemën e çdo partie politike dhe “patrullojnë” rrugët…” perkasin se tashmes.

  2. Mire qe kemi NAMUTIN, qi i kupto si jane gjonat.
    O NAMUT. Kush ma qiti vidjon, duhet me e gjet, me i kerku ndjese ene catej.

  3. O Yuri,po 6 Janarin 2021 e Washington DC-se a e harrove eahh??!!
    Kurseje moralin,sepse popujt jane njelloj.Ajo qe ndodhi ne Shtepin e Bardhe mund te ndodhe edhe ketu.
    Mziu kerkoi falje,i lumte.Po ne SHBA kush kerkoi falje???
    Propaganda jote nuk ka argumenta.Ma mire vrojto dhe leni deklaratat per mbas zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *