• |
ide | kryesore

Personeli i ambasadës holandeze denoncim për të dhënat që përdorin patronazhistët e PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të dhënat konfidenciale për afërsisht 600 punonjësish të ambasadave të huaja në Tiranë, përfshirë edhe personelin e ambasadës së Hollandës, janë pjesë e Databazës që Partia Socialiste u vuri në dispozicion patronazhistëve të saj, për zgjedhjet e 25 Prillit. Siç ka raportuar më herët Lapsi.al të dhënat për 910 mijë banorë të Tiranës janë ato që u ishin besuar institucioneve shtetërore, ndërkohë që u grabitën dhe u shpërndanë për patronazhistët e PS-së, në mënyrë që këta ta kishin më të lehtë identifikimin e votuesve pro apo kundër Rilindjes. Por media holandeze, Der Volkskrant është interesuar pranë Ministrisë së Jashtme të Holandës dhe pranë ambasadës holandeze në Tiranë, nga ku ka mësuar se personeli i ambasadës ka bërë ose do të bëjë një denoncim në lidhje me këtë çështje.

“Ministria Jashtme e Holandës ka pranuar që të dhënat konfidenciale të personelit të saj në ambasadë janë përfshirë në listën dhe thotë që ekzistenca e databasit është “shqetësuese”. “Punonjësit e ambasadës kanë bërë ose do bëjnë denoncim për këtë”, thotë një zëdhënës. Holanda thotë, se bashkë me vende të tjera të BE-së dhe me delegacionin e BE-së, po e ndjek nga afër çështjen” shkruan Der Volkskrant.

https://lapsi.al/2021/04/23/patronazhistet-pushtojne-shtypin-boteror-big-brother-pergjimesh-ne-shqiperi/



6 Comments

  1. Armiqte e kane hale ne sy popullin tone vigjilent e patronazhist me udheqesin e lavdishem Edver!
    Ne ne goje te ujkut hedhim valle.

    1. Ata në grikën e pushkes, ne në grikën e topit!
      Dihet ajo!

      Plus, votat tona pllumba per armikun!

  2. Hollandezet jane xheloze se nuk jane ne gjendje te organizojne vete nje sistem kaq efikas te grumbullimit te te dhenave.

  3. Në këtë pike, Xhelal Mziu nuk bëri asgjë të keqe më shumë. Atë që thuhet me zë të ulët në zyrat e PD dhe LSI, ai e tha me zë të lartë, në më shumë se një miting, ditën e djeshme.

    Ai pranoi se kanë ngritur struktura terroriste dhe janë gati të vrasin çdo kënd që dyshojnë, mjafton një telefonatë.

    Për shkak të reagimit të fortë që ka ngjallur sot në opinon ky qëndrim dhe shqetësimit ndërkombëtar, se Ilir Meta ka nisur të prishë procesin zgjedhor, mbështetur në prapavijë nga Sali Berisha, Xhelalit i shkruajtën një letër dhe ja vunë para kamerave ta lexonte, duke kërkuar ndjesë për ato që tha.

    Po përse kërkon ndjesë Xhelali?

    Për atë që tha se do t’ua bëjmë si në Elbasan?

    Deri më sot PD nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë krim në Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *