• |
ide | kryesore

Plas sherri mes dy personave në Durrës, njëri nxjerr armën dhe qëllon

-Instant, Lajme, Të fundit



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrim prone”. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 22.04.2021, rreth orës 21:30, në Hamallë, Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin S. C. (T)., 24 vjeç, ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu në pronësi të shtetasit N. B. (babai i të arrestuarit) dhe mjetin me të cilin është larguar autori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *