• |
ide | kryesore

Pogradec/ Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet një 35-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Arrestohet një 35-vjeçar në Pogradec. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Fredi Fezo, 35 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *