• |
ide | kryesore

Thirrja e Metës për zgjedhjet: Të shmanget çdo incident i qëllimshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



48 orë para zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.

Meta me anë të një postimi në rrjete sociale u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën.

Sipas Metës, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme.

Reagimi i Metës:

Të dashur qytetarë, nëna, baballarë, motra, vëllezër dhe ju të reja dhe të rinj!
Mbeten vetëm 48 orë, kur me votën tuaj ju do të përcaktoni vullnetin e Sovranit për drejtimin e vendit.

Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve.

Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit.

Prandaj, në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.

Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën.

E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme!

Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë.

Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik.

Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë!
Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve!
Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani!

 



5 Comments

  1. Ky robi ska as palce as kocke as gjak. Ky eshte nje rrembythje e politikes, qe po e cmend leku madh. Familja me e korruptuar dhe me e degraduar ne Shqiperi. Pa pike turpi kerkon akoma vote. Kjo eshte e tmerrshme.

  2. po ti je baba i incedenteve o te qift derri ropt o like floriri, o cop muti njeri. ik prija duart atyre te tuve qe jan kap me ze e me figur si puna jote. bythqim

  3. Mëngjesin e kësaj të premteje i gjithë opinioni publik u shokua nga deklaratat tronditëse të kandidatit për deputet të PD-së, ku ky i fundit perbetohej se ngjarja e ELbasanit do te perseritej nga PD.

    Qindra qytetarë kanë shpërthyer kundër këtyre deklaratave skandaloze të bëra nga Xhelal Mziu. “Bishti i qenit mbetet bisht qeni. Ju doni të riktheni ’97-ën”, janë disa nga deklaratat e qytetarëve.salihut lepiji loqet ti mor karelepirsi i ores 15:49

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *