• |
ide | kryesore

Tregtia elektronike, vetëm 5% e produkteve online janë shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Produktet që janë pjesë e tregtisë elektronike në vend janë thuajse plotësisht të huaja. Vetëm një 5 për qindësh e tyre i takojnë prodhuesve vendas.

Kjo lidhet sipas operatorëve të tregut me disa aspekte ku së pari përmendet mungesa e sofistikimit të produkteve që prodhohen në Shqipëri.

“Nga takimet me bizneset e tregtisë elektronike ata raportuan se 95% e produkteve dhe shërbimeve të ofruar përmes platformave të tyre në Shqipëri, nuk ishin produkte shqiptare. Sipas tyre kjo lidhet me mungesën e sofistikimit të produkteve të prodhuara në Shqipëri, certifikimin e cilësisë dhe aftësitë e ulëta të marketingut të prodhuesve. Për këtë qëllim, sipas tyre, produktet shqiptare (me disa përjashtime të segmenteve të tregut), janë pak konkurruese në tregjet e huaja. Për më tepër, sasitë e ulëta dhe skepticizmi i prodhuesve në tregtinë elektronike si një mjet i tregtisë për t’u zgjeruar në tregjet e huaja, nuk ka ndihmuar në krijimin e një modeli biznesi për ndarjen e kostove dhe fitimeve ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tregtisë elektronike” thuhet në dokumentin e Këshillit të Investimeve për inovacionin.

I njëjti sjell në vëmendje se sipas bizneseve që operojnë në fushën e tregtisë elektronike, ka mungesë të ndërgjegjësimit për potencialet e tregtisë elektronike dhe vështirësi nga agjencitë publike për të kuptuar modelin e tyre të të operuarit.

“Disa çështje të ngritura kanë të bëjnë me vizitat e shpeshta fiskale / inspektimet tatimore dhe perceptimin e modelit të tyre si të rrezikshëm nga Sistemi i Riskut të Taksave, shpenzimet e pa zbritshme (p.sh. blerja e softuerëve të zbarkuar nga ndërmarrjet e huaja). Për më tepër, pranohet që sektori ka pasur një zhvillim jozyrtar duke marrë parasysh që në shumë raste bazohet në modelin e biznesit të parave cash dhe dorëzimit e pagesave joformale të shërbimeve. Ashtu si në rastin e BPO-ve, segmenti i tregtisë elektronike nuk është i mirë identifikuar në statistikat e vendit për numrin e saj të operatorëve dhe ndikimin e saj real në ekonomi” vlerëson Këshilli.

Pandemia bëri që sidomos në muajt e karantinës tregtia elektronike të pësonte një boom të menjëhershëm. Por kjo sipas operatorëve të tregut u zbeh sapo hapja e ekonomisë nisi të bëhej gradualisht dhe kthimit në normalitet me dyqanet fizike të hapura./Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *