• |
ide | kryesore

Ardian Dvorani “vulos” vendimin kundër ankesës së LSI: Emigrantët pengohen me karantinë për të votuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëm një ditë pas ankesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinën dy javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Apeli Administrativ, ka rrëzuar kërkesën. Drejtues i trupës gjykuese që ka shqyrtuar këtë ankim të LSI, ka qenë Ardian Dvorani.

Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.

Kujtojmë se Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit, e cila vendosi rrëzimin e kërkesës.



5 Comments

  1. He lapsi trim me flet.
    Po se ka dhe nja 4 antar gjykata e apelit. S do me dit lapsi, vetem dvoranin ju zuri syri
    Dhe shtojeni pak artikullin, me vendim 4 me 0.

  2. Gjithe halet ne drejtesi jane tani.

    Nje vit nuk pati nje kusht te tille vetem 4 dite perpara zgjedhjeve po.

    Kjo ben mu….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *