• |
ide | kryesore

Basha: Votoni të dielën dhe sillni ndryshimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në minutat e fundit përpara se hynte në fuqi heshtja zgjedhore, kryetari i PD-së, Lulzim Basha kishte një mesazh të fundit për të gjithë qytetarët shqiptarë që ditën e diel do të votojnë për të zgjedhur Kuvendin dhe qeverinë e re.

“Diçka e veçantë po ndodh në Shqipëri dhe kjo falë jush! Votoni të dielën dhe sillni ndryshimin në Shqipëri! Votoni 9! SHQIPERIAFITON” shkruan Basha në Facebook. Nga mesnata futet në fuqi heshtja zgjedhore për t’ia lënë fjalën votës të dielën.



2 Comments

  1. Edhe pse në opozitë, deputetët e PD dhe militantët e saj gjatë gjithë fushatës kanë dhuruar shfaqje duke shoqëruar Lulzim Bashën me makina luksoze që kushtojnë mijëra euro, aq sa një familje mund të blinte një banesë për strehim në kryeqytet.

    Por demostrimi i luksit përmes shfaqjes së autokolonave të makinave të shtrenjta, si AMG, BMW, Benz GL, Range Rover. Bugatti, Rolls Royce, Lamborghini, Ferrari, Porsche Panamera, Q7, X6 etj., konfirmon se kriza ekonomike si pasojë e COVID-19 dhe qëndrimi prej tetë vitesh në opozitë, nuk i ka prekur pretendentët për të ardhur pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *