• |
ide | kryesore

Meta paralajmëron prokurorët dhe gjyqtarët: Nëse derdhet një pikë loti apo gjaku nesër, mjerë ju

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka shkruar në rrjetet sociale se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të dëgjojnë presidentin e republikës dhe jo përfaqësuesin e Ndragheta-s. Ai shton se nesër duhet të jetë festa e demokracisë.

“Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”, shkruan Meta.

Më herët Meta ndau një tjetër status në rrjetet sociale ku i kërkoi zyrtarëve të shtetit të zbatojnë ligjin dhe të qëndrojnë larg ndikimeve politike duke mos u bërë palë por të ruajnë integritetin. Në postimin e tij, Presidenti ka edhe një paralajmërim se është gati për të marrë përgjegjësinë për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve.



7 Comments

  1. Kur tufani e c’thuri fene
    kur tirani e krrusi Atdhene
    Ne institucionin e presidences
    Ngrihet flamuri i rezistences

    Vendi dridhej ai mbeti
    se s’tronditej nga termeti
    Dif drangoj i presidences
    trim tribun i rezistences

  2. dje gjatë gjithë ditës, strukturat paramilitare të PD-së, kanë rrethuar televizionin e familjes Berisha, duke nisur që nga dreka e deri sa u largua Ilir Meta.

    Natyrisht që skush nuk ka plan të merret me Ilir Metën, siç thotë ai, se duan ta vrasin, por paranoja e presidentit ka bërë që Berisha t’i çojë njerëz për t’u ndjerë i sigurtë.

    Edhe pse në fakt, nuk e dinte se do degradonte deri sa t’i shpallte luftë SHBA-së, çka çoi në mbylljen e emisionit para kohe, nga frika e Berishës së mund të bënin edhe atë përgjegjës për sulmin ndaj Amerikës.

  3. Antikomunisti Sali Berisha dhe antikomunisti Ilir Meta do ia tregojne vendin komunistes Kim dhe kumunistit Edi Rama.

  4. Institucioni i Presidentit eshte paanshmeria në jeten politike. Presidenti aktual ka shkelur Kushtetuten duke u bere pale me opoziten. Per kete duhet te ndiqet penelisht.
    Perpos qe shendeti mendor le shume per te deshiruar dhe e shoh te ardhmen e tij jo në politike por burg ose me e mira në cmendine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *