• |
ide | kryesore

Publikohet fotoja e parë me ngjyra nga planeti Mars (FOTO)

-Instant, Lapsi Leaks



Kështu duket pamja kur fluturon në Mars.

Helikopteri Ingenuity kapi imazhin e tij të parë me ngjyra nga 5.2 metra mbi sipërfaqen e Marsit gjatë fluturimit të tij të dytë në 22 Prill.

Ingenuity fluturoi në mënyrë autonome për gati 52 sekonda në fluturimin e dytë, duke u ngjitur 4.9 metra lart përmes atmosferës marsiane. Duke qënë se helikopteri qëndroi përsëri në vend për të bërë tre kthesa kjo lejoi që kamera me ngjyra e Ingenuity të kapte imazhe të bëra duke parë në drejtime të ndryshme, para se të prekte përsëri në qendër të fushës ajrore. Ingenuity mblodhi vetëm imazhe bardh e zi me kamerën e saj të navigimit gjatë fluturimit të parë në 19 Prill.

Imazhi me ngjyra, i ndarë të premten nga NASA, është i pari i marrë nga një mjet ajror ndërsa është lart në Mars.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *