• |
ide | kryesore

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb: Intervale të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta DOMINOJNE në të gjithë Shqipërinë, më të dendura në zonat qëndrore dhe Jugore duke gjeneruar shira, të cilët herë pas-here do jenë në formë rrebeshi. Pasditja VIJON në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në skajin juglindor duke lënë me mot të kthjellët bregdetin dhe zonën e ulët.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C në zonat malore deri në 17°C në zonat e ulta.

Era do fryjë mesatare në Veri por e Fortë në jug dhe bregdet me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu, herë pas here do të ketë dhe erë të vrullshme, EDHE Europa Lindore VIJON në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira dhe reshje shiu. NDERSA Pellgu i mesdheut, Europa Qëndrore dhe Veriore MBETEN me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Kosova

Vranësira dhe reshje shiu dominojnë gjatë paradites në zonat jugore të Koovës, situatë e cila përmirësohet duke ju afruar mesditës. Pasditja dhe mbrëmja do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Maqedonia e Veriut

VIJON ndikimi i motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe rrebeshe shiu gjatë paradites. Mesdita sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke sjellë pauz të reshjeve. Moti i kthjellët dominon edhe gjatë natës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *