• |
ide | kryesore

Super League, 11 klube të Serie A kërkojnë dënimin e Inter, Juventus e Milan

-Instant, Sport



Seria A është grupuar në mënyrë kompakte kundër Juventusit, Interit dhe Milanit. Tërmeti i Super League nuk ka mbaruar ende dhe, sipas raporteve të La Repubblica, njëmbëdhjetë klube të Serisë A kanë nënshkruar një aktakuzë të vërtetë kundër tre klubeve që ishin bashkuar me projektin Super League duke kërkuar sanksione ndaj ekipeve dhe drejtuesve të tyre.

Shoqëritë që nënshkruan letrën (Roma, Torino, Bolonja, Genova, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Benevento, Crotone, Parma dhe Cagliari) drejtuar presidentit të Lega, Paolo Dal Pino, kërkojnë një asamble emergjente për të “analizuar veprimet e rënda që u kryen nga klubet dhe administratorët e tyre dhe pasojat e lidhura me to”.

Të tre shoqëritë, sipas klubeve të tjera, “kanë zhvilluar dhe nënshkruar projektin duke vepruar në mënyrë të fshehtë”, me një “dëm të dukshëm dhe serioz” për të gjithë futbollin italian, shkruhet në letër. “Deri më sot, për më tepër, të njëjtët klube ende nuk kanë komunikuar zyrtarisht tërheqjen nga i njëjti projekt, me idenë e një rifillimi të mundshëm e të papranueshëm të krijimit të tyre”, përfunduan 11 klubet.

Një kërkesë e vërtetë për dënim dhe të vetmit që nuk kanë nënshkruar në këtë peticion janë Napoli, Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *