• |
ide | kryesore

Video/ Poker i kuq: Partizani turpëron Kukësin për të marrë kreun

-Instant, Sport, Video



Nuk ka patur praktikisht ndeshje, edhe pse ishte menduar një 90 minutësh ndryshe mes Partizanit e Kukësit, duke parë atë që skuadra e Mirel Josës kishte treguar një javë më parë ndaj Tiranës në atë 2-2. Në stadiumin Air Albania, përfundon 4-0 për skuadrën e Dajës, që rigjen në të njëjtën kohë edhe vendin e parë, në shoqërinë aspak komode të Vllaznisë.

Kukësi, ashtu si në ndeshjen e fazës së dytë, e fundit nën drejtimin e Skënder Gegës, zhgënjeu pritshmëritë dhe u lëshua nën mëshirën e kundërshtarit, që dominoi nga fillimi deri në fund, duke mos e vendosur në asnjë moment në diskutim fitoren. Goli u duk gjithnjë cështje kohe dhe në të 39 Jasir Asani zhbllokoi ndeshjen. Gjithcka e bukur për tu parë në veprimin e sulmuesit nga e djathta dhe finalizimin që mposhti portierin Tafa. Ishte fillimi i kapitullimit të Kukësit, sepse vetëm pas dy minutash blutë pësuan edhe golin e dytë nga Çinari, që i coi të tijtë në dhomat e zhveshjes me një avantazh të sigurtë.

Nuk është se bëri më shumë Kukësi në pjesën e dytë, ndërsa të kuqtë mjaftonte të ruanin ritmin, gjë që e bënë pa vështirësi të mëdha. Kryeqytetasit ishin më kërkues dhe shënuan edhe dy herë të tjera. Nuk mund të mungonte firma e Stenio Junior, në golin e tretë në tre ndeshjet e fundit. Braziliani shënoi në minutën e 67, ndërsa pokeri u përmbush me Esat Malën,. tre minuta nga fundi. Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 53 pikëve, po aq sa Vllaznia, duke parakaluar Teutën në krye të renditjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *