• |
ide | kryesore

Video/ Shtatë minuta në fushë e karton i kuq: Nwabueze tradhëton Duron e Laçin kundër Kastriotit

-Instant, Sport, Video



Nuk është sezoni i Kyrian Nwabueze. Kjo ishte kuptuar prej kohësh, mes dëmtimeve, problemeve shëndetësore e dënimeve, por kundër Kastriotit sulmuesi amerikan bëri cmendurinë e tij të fundit, duke u rikthyer në fushë pas tre javësh dhe me vetëm 7 minuta në fushë u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Lacin me 10 lojtarë kundër Kastriotit, në një ndeshje të përfunduar barazim e që pothuaj nxjerr kurbinasit nga lufta për titull.

Mbyllet në barazim pa gola, sfida e zhvilluar në Kamzë, mes Kastriotit dhe Laçit, një rezultat që i shkon më shumë për shtat skuadrës së Ndreut, që po tenton me cdo kusht të mbajë larg rikuperimin e Bylis. Në një ndeshje të ekuilbruar ku vendasit rrezikuan me Shkallën e Dacin e bardhezinjtë u përgjigjën me Zylfiun në pjesën e parë, vendimtar u bë kartoni i kuq në minutën e 82, për Nwabueze, pikërisht në kohën kur Laci po ushtronte presionin në kërkim të avantazhit. Vetëm 7 minuta pas futjes në fushë, amerikani u ndëshkua për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

Një pikë e vlefshme për luftën për mbijetese për Kastriotin, ndërkohë në krahun tjetër, barazimi i sotëm mund të konsiderohet një ndalesë për kurbinasve, që e shohin kreun, t’iu largohet ndjeshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *