• |
ide | kryesore

Video/ Tirana i tregon Teutës së është ende kampionia në fuqi: Shehi shpartallon skuadrën e vendlindjes

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana është spektakolare në Niko Dovana. Në Durrës skuadra e Orges Shehit imponohet 0-2 përballë Teutës kryesuese, duke e rrëzuar nga froni skuadrën e Martinit e duke i dhënë vetes një shtysë të fortë për Europën. Batha e Hoxhallari tronditën bregdetarët, që e shohin tani veten në vendin e tretë, edhe pse vetëm një pikë nga dyshja Vllaznia-Partizani.

Në “Niko Dovana”, bardheblutë u shfaqën superiorë në këtë përballje, që nga minuta e parë. Mungesa e Lorenco Vilës nuk mund të justifikojë këtë shembje psikologjike të skuadrës së Martinit, që sic duket nuk i bëri punë heshtja për shtyp. Në anën tjetër, vetëm me Danson të ndëshkuar nga ai vetë, Shehi e kishte rreshtuar agresive skuadrën, duke dominuar fushën. Bllokimi i krahëve të kundështarit, e sidomos Bregut, njeriut më të rrezikshëm të Teutës, kryeqytetasit shfrytëzuan daljet në krahë të Kale e Torassa, ndërsa Seferi ishte gjithnjë problematik për prapavijën më të fortë të kampionatit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 me një Tiranë insistuese, ashtu si edhe pas rifillimit, edhe pse goli vonoi deri në 11 minuta nga fundi. Në fakt, duhej një goditje brilante e Bathës nga goditja e dënimit për të prishuar balancën. Frashëri nuk kishte asgjë për të bërë në këtë rast, ndërsa bardheblutë e mbyllën ndeshjen në minutën e 85. Hoxhallari ka lëshuar një goditje të pakapshme nga brenda zonës, që vulosi rezultatin dhe e ngjiti Tiranën në kuotën e 46 pikëve, gjashtë pikë nga zona europiane e renditjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *