• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës jehonë denoncimit të Metës: “Pse vonohet versioni i vrasjes në Elbasan?”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi sot se ngjarja tragjike e Elbasanit ku humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë mund të ishte shmangur, nëse prokuroria do të hetonte me shpejtësi një padi të opozitës një javë para se ajo të ndodhte.

Partia Demokratike denoncoi në Prokurorinë Speciale SPAK më 15 prill një grup prej 40 personash, që po kryenin në Elbasan krime zgjedhore, tha ai.

Por SPAK e përcolli me disa ditë vonesë padinë në prokurorinë e Elbasanit, e cila është në konflikt interesi, ku humbën sërish disa të tjera, derisa shpërtheu incidenti tragjik, ku u përfshinë pikërisht këta njerëz që u paditën nga Partia Demokratike.

Zoti Meta tha se prokuroria e Elbasanit ka thirru paditësin për ta pyetur më 30 prill, pra një javë pas zgjedhjeve, duke dëshmuar hapur se nuk ëhstë e interesuar që asnjë krim zgjedhor të mos zbardhet para ditës së zgjedhjeve.

“U mbushën 72 orë nga ngjarja tragjike e Elbasanit dhe prokuroria ende nuk ka dhënë një version zyrtar për ngjarjen. Prokuroria dhe policia nuk po veprojnë për të zbardhur ngjarjen, por po e shtyjnë këtë pas datës së zgjedhjeve, kur faktet dhe provat ishin aty në mes të qytetit. Urgjentisht nevojitet zbardhja për të shmangur krime të tjera zgjedhore” – tha presidenti Meta.

Ai renditi një seri pyetjesh nëse ishin përfshirë në atë ngjarje persona me precedentë penalë, që shoqëronin kryeministrin Rama Ditën e Verës në Elbasan, ndaj të cilëve policia e shtetit duhej të reagonte.

“A janë marrë dëshmitë e përfaqësuesve të policisë të pranishëm në vend-ngjarje? A është prokuroria e Elbasanit në konflikt interesi në hetimin e incidentit? A janë marrë pamjet nga kamerat në vendngjarje? A po humbet kohë nga hetuesit, që të fshihen provat dhe të largohen autorët? A nuk duhet të përfshihet SPAK në këtë hetim?” – pyeti presidenti Meta.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë të mërkurën në Elbasan dhe 4 persona të tjerë u plagosën në një shkëmbim zjarri mes grupeve të militantëve partiakë të motivuar nga veprimtari elektorale nëpër qytet.

Policia ka kryer disa arrestime dhe prokuroria e Elbasanit po heton për incidentin e ndodhur në mes të qytetit dhe në prani të shumë dëshmitarëve okularë.

Policia dhe Prokuroria njoftuan se për ngjarjen në Elbasan janë arrestuar 11 persona nga të dy palët në atë konflikt. Policia tha se është shpallur në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për tentativë vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave.

Burimi: Zëri i Amerikës



6 Comments

  1. T’jua mbillim fare kete zerin imperialist ju borgjezeve!!!

    Media agjitatore dhe reaksionare!

    Vetem Revisten Televizive te Partise do t’u leme!

  2. Drejtësia e re alla Amerikane!!!Me ish sigurimsa e gjyqtarë që kanë dënuar njerëz për propagandë kundër Pp.Militantë të Ps bij e bija të ish klikës komuniste.Nuk arrij të kuptoj dhe sot e kësaj dite që Amerika nuk ka informacion se cilët janë organet kryesore të drejtësisë.Mo si nuk gjen nji të jetë nga një familje e persekutuar!!!Dhe presim drejtësi nga këta mostra!!!

  3. Motra dhe vellezer shqiptare. Data 25 prill eshte e vetmja dite qe ne njerezit e thjeshte kemi pushtet per kater vitet e ardhshme. Kur te niseni per te votuar, gjate rruges mendoni:
    Cfare permtimesh jane mbajtur gjate tete viteve pushtet dhe sa jane realizuar…
    Sa kriminele jane lene te lire dhe sa njerez jane arrestuar per 30 euro drita te papaguara
    Si u shemb Teatri kombetar dhe se si policet (pjese e policise qe duam) pa numra ID u sollen me aktivistet per mbrojtjen e teatrit
    Si Shqiperia u kthye ne nje qender te tregtimit te te gjitha llojeve te drograve
    Mendoni se me cmimin e karburantit, me shume kushton nje rruge Tirane Sarande me makine personale se nje rruge Tirane-Paris me avion
    Mendoni per ID-te personale te vjedhura nga zyrat e shtetit dhe te perdorura per qellimet e tyre
    Mendoni se cfare u be me shendetesine falas, me koncesionet miliona euroshe ne mjekesi
    Kujtoni pandemine qe prej me shume se nje vit ka kapluar edhe ne Shqiperi dhe se eshte marre nje borxh prej 500 milione euro qe rendon mbi xhepat tane dhe ne na jane shperndare vetem 140 milione euro. Te tjerat nuk dihet nga kane shkuar.
    Kujtoni se fale menaxhimit (te mire apo te keq secili ka mendimin e tij) te pandemise, numri i vdekjeve te shtuara ne Shqiperi eshte rreth 4000 per milion dhe secili prej nesh ka humbur nje apo me shume te aferm dhe miq nga pandemia.
    Kujtohuni qe vaksinat nuk jua kane blere nga xhepi vet, por jane blere me leket qe paguajme ne cdo dite sa here qe marrim fryme.
    Kujtohuni se cdo pjestar i familjes suaj i ka borxh Becchetit 60-70 euro vetem per tekat e pak njerezve.
    Kujtohuni se iu kane vjedhur ID nga zyrat e “Shqiperise qe duam” dhe qe mund ta perdorin per qellime kriminale dhe te gjitheve na kane vene nga nje spiun per te ditur cfare mendojme dhe cfare bejme.
    Kujtoni qe te gjithe kete zonjen nga Divjaka qe diten e sotme u dhunua shtazerisht nga nje oficer i “policise qe duam”
    Kujtohuni se pas zgjedhjeve do prishen mbi 100 mije shtepi te palegalizuara
    Kujtohuni per shume gjera qe kane ndodhur gjate kesaj kohe dhe shkoni te votoni. Dhe, mos e shisni voten. Mos harroni se aq leke qe iu japin per voten e ndoshta edhe me shume, do paguani shume shpejt per Becchettin.
    Eshte e vetmja dite qe keni pushtetin. Kujtojeni mire kete dhe me pas VOTONI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *