• |
ide | kryesore

Zhang kthehet tek Inter, por jo vetëm: në xhep 250 milionë euro nga një fond amerikan

-Instant, Sport



Steven Zhang kthehet tek Inter. Pritet gjatë javës së ardhshme mbërritja në Itali e presidentit zikaltër. Por Zhang nuk do të vijë vetëm: do të sjellë me vete dy fonde amerikane të gatshme për të garantuar një hua prej 250 milion euro: Bain Capital LP, një kompani investimesh me qendër në Boston, e cila sipas ‘Sole 24 ore’ është në pole position dhe Oaktree Capital Management i Los Angeles, të pranishëm në Itali edhe më parë në aktivitete të ndryshme. Ata mund të jenë vetëm financues ose të hyjnë në shoqëri si aksionerë të pakicës, me daljen e Lion Rock (me vlerë 166 milionë), që mban 31% dhe do të likuidohet. Kështu, Suning do të mbajë shumicën e klubit zikaltër.

Pas kthimit në Itali, Zhang nuk duhet të bëjë karantinë – arsye të dëshmuara pune – dhe për këtë arsye do të jetë menjëherë operacional për shumë takime të planifikuara në axhendën e tij, duke përfshirë çështjet e shoqërisë dhe takimet me Marotta dhe Conte për të planifikuar ekipin e së ardhmes me rinovime dhe përforcime, duke pritur… titullin. Nuk do të shkojë në Crotone me ekipin të shtunën e ardhshme por do të jetë i pranishëm në San Siro më 9 maj për ndeshjen kundër Sampdorias që mund të jetë me vlerën e titullit. Gjithçka e përcaktuar gjithashtu në frontin e pagave: të gjitha borxhet e prapambetura do të paguhen deri në qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *