• |
ide | kryesore

Basha nga Elbasani: Dielli do të shndërrijë, qytetarët të shkojnë masivisht në kutitë e votimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas takimeve me qytetarë në rrugët e Tiranës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Elbasanit.

Lideri demokrat ndodhet sot në Elbasan për t’i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Në një prononcim për mediat, Basha iu bëri thirrje qytetarëve që te votojnë masivisht.

“Ky diell do të shndrij. Se e dua shumë. Kam qenë në Elbasan, dhe falë punës që kemi bërë, e kam më të lehtë. Shembull i qënderesës për demokraci dhe liri.”, tha ai.

Pyetjes se nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve nëse humbiste, Basha iu përgjigj duke thënë se kishte gjetur personin e gabuar.

“Gjejeni personin e duhur për t’ja bërë këtë pyetje. Elbasani do të fitojë. Elbasani po udhëheq me pjesmarrjen. Elbasani po i prin Shqipërisë. Të gjithë masivisht në kutitë e votimit. Votoni masivisht. Kutitë e votimit deri në orën 19:00. Jam këtu për të shijuar këtë kohë të bukur. Ky është shansi juaj. Mundësia juaj.”, tha Basha.



5 Comments

  1. O Bushat kontrolloja pak drehjtshrkrimin ketyre qe puneson ne portal dhe e dhine muabetin fare. Nuk e kisha degjuar fjalen Shnderrije dielli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *