• |
ide | kryesore

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: 128 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria vijon të shënojë një rënie të qëndrueshme të numrit të rasteve të infektuara nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2789 testime dhe kanë rezultuar 128 raste pozitive.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë ditës së fundit kanë humbur jetën 6 persona. 6 qytetarët që e kanë humbur betejën me COVID-19 janë përkatësisht:  3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *