• |
ide | kryesore

“Dilni tani dhe votoni”/ Basha: Edhe një orë për të marrë në dorë fatin tonë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një komunikim për mediat, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e Partisë Demokratike i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht për të ardhmen e vendit. Një orë para mbylljes së afatit zyrtar të votimit, kreu i PD-së i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht për të ardhmen e vendit.

Kryedemokrati gjithashtu theksoi se qytetarët shqiptarë të ndihmojë të pamundurit që të shprehin vullnetin e tyre me votë.

“Edhe një orë për të votuar, edhe një orë për të vendosur 4 vitet e ardhshme. Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri. Mos e humb këtë mundësi.”, tha Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *