• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Rama del me një mesazh pas mbylljes së kutive të votimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka dalë para pak çastesh kryeministri Edi Rama.

“Detyra e çdo vëzhguesi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare dhe ligjore është që të numërojë çdo votë në kuti. Hamendjet, exit-pollet, pavarësisht se ne na japin forcë qeverisëse përsëri, I përkasin parashikimeve para ndeshjes.

Tani është vetëm rezultati I kutive ai që jep përfundimet e ndeshjes. Ju lutem shumë të përqendroheni në punën tuaj. Ndërkohë dua që të përsëris atë që të tha Bora para meje, ju falënderoj të gjithëve, dhe patronazhistët tanë që kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Janë të bindur për rezultatet e punës. Tani është momenti për të gjithë rrjetin e patronazhistëve që të pushojnë dhe të ndjekin nga shtëpia këtë proces. Nesër dielli do të lindë përsëri dhe Shqipëria do të buzëqeshë.

Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por ne duam që siç ishte sot kjo ditë kaq qytetare falë mirësjelljes demokratike, duhet të jetë edhe në vazhdim. Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria” – tha Rama.



3 Comments

  1. Deklarata zyrtare me lart ka nje rendesi te dores se pare per gjithe shqiptaret dhe zbatimin e ligjit. Ne menyre publike njoftohet se veprimtaria e paligjsheme e perdorimit te te dhenave personale sensitive te shtetasve eshte kryer nga nje organizate e madhe kre i te ciles eshte shtetasi Edi Rama ne cilesine kryetarit te PS, te deputetit dhe kryeministrit. Si subjekt i posacem, te gjithe veprimet apo mosveprimet ne shkelje te ligjit penal jane ne kompetence te SPAK, i cila tashme nuk duhet te humbe kohe ne procedimin penal me autor tashme te identifikuar zyrtarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *