• |
ide | kryesore

Meta apelon sërish: Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet, sondazhet kanë prapavijë partiake

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një pronocim të radhës, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për qetësi pas përfundimit të votimit në të gjithë vendin. Meta thotë se tashmë votat janë përgjegjësi e komisionerëve dhe numëruesve ndërsa bën thirrje që askush të mos cenojë procesin.

Kreu i shtetit shton se asnjë votë nuk mund të tjetërsohet, ndërsa sondazhet paraprake i quan me prapavijë partiake.

“Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!  Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.  Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!  Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”, shkruan Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *