• |
ide | kryesore

Meta në Vorë: Të gjithë të votojnë të lirë sipas bindjes së tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas Shijakut ku apeloi për pjesëmarrje në votime, kreu i shtetit Ilir Meta u ndal në një takim në Vorë, ku u informua për ecurinë e procesit të votimit edhe në këtë qytet.

Këshilltari i Presidentit për pushtetin lokal, Ylli Asllani, i cili ka dalë në terren me autorizim të KQZ-së për të monitoruar procesin, informoi kreun e shtetit dhe tha se nuk ka pasur tensione deri tani.

“Ka një moment që ardhja ose zotimi në krahasim me 2017 ka njohur një ngritje”, u shpreh këshilltari.
“Duhen patjetër ngritjet duhet të votojnë të gjithë të lirë sipas bindjes së tyre, shumë mirë, për cdo gjë më thoni”, iu përgjigj Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *