• |
ide | kryesore

“Pjesëmarrje dhe ecuri e mrekullueshme”/ Meta: Situata të vijojë kështu edhe gjatë numërimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në kuadër të vëzhgimit të procesit zgjedhor në vend, presidenti Ilir Meta është ndalur në Fier pas Tiranës, Elbasanit, Shijakut. Në një komunikim për media, Meta vlerësoi procesin e qetë të votimit në Fier, por edhe në të gjithë vendin, duke bërë thirrje që kjo të vijojë deri në fund të procesit, por edhe gjatë numërimit të votave.

Kreu i shtetit është shprehur se deri më tani shqiptarët kanë treguar se janë qytetarë që e duan BE dhe demokracinë.

“I ftoj të gjithë qytetarët, jo vetëm ata që nuk kanë votuar, por edhe ata që kanë angazhime të tjera dhe nuk kanë pasur mundësi të qëndrojnë deri në fund, të rikthehen, të japin votën e tyre. Ftoj në mënyrë të veçantë të rinjtë e të rejat e vendit, që të tregojnë se Shqipëria ka nevojë për votën e tyre, energjinë e tyre, optimizmin e tyre. Mbarëvajtja e procesit në këtë mënyrë do të jetë kontribut për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, përveçse do të na rikthejë në normalitetin e domosdoshëm të të gjithë institucioneve në vend”, tha Meta.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *