• |
ide | kryesore

Policia jep detaje tronditëse: Autori përplasi tre makina dhe pastaj çau kordonin tek sheshi “Skëndërbej”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia reagoi zyrtarisht për ngjarjen e rëndë tek sheshi “Skëndërbej”. (video poshtë)

“Ky drejtues mjeti (32-vjeçari A.M.) fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.” – njoftoi policia.

Në njoftim theksohet se nuk është dëmtuar asnjë person dhe se dyshohet se drejtuesi i makinës ishte nën efektin e drogërave, pasi iu gjet edhe kanabis.

“Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.” – njoftoi policia. ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Mire ky palla por te motrat e ketij çfare cigare kishin pire qe terrorizuan serish sheshin skenderbej ne prezencë te policise qe bente sehir.

  2. Polica te sqaroj pse muk i ndaloi dhe motrat e atij palles nderkohe qe terrorizuan e kercenonin qytetaret pas ngjarjes, apo kane menduat se kur behet fjale per drogera jane njerez prane pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *