• |
ide | kryesore

Rama pas votimit: Të mos ushqejmë ndjenja negative, fitoftë më i miri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar shqiptarëve të zbresin në fushë dhe të gjuajnë penalltinë e tyre.

Një metaforë e përdorur në apelin e tij për qytetarët që të votojnë. Rama e cilësoi një ditë që të mos ushqehet asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër.

“Sot është një ditë shumë e bukur. Një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër. Mos ta harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe nga ana tjetër askush të mos harrojë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë, gjuajeni penalltinë tuaj dhe në fund fitoftë më i miri”, deklaroi Rama.



5 Comments

  1. A eshte ne shkelje te ligjit zgjedhor mbajtja e kapeles me nr. e partise se tij? Nese cilido qytetar do hynte ne nje qender votimi me nje kapele me nr. 9 apo cfaredo numri tjeter, a do kishte sanksione.

  2. Ky kerkon qe te mos ushqejme ndjenja negative ndaj askujt, ne nje kohe qe ky monster eshte

    nje gjenerator i pashterrshem i urrjetjes ndaj popullit, i shkaterrimit te jetes e te ardhmes se tij.

    Mjafton te kujtojme me cfarre urrejtje u hodhi femijve gaz helmues, me cfarre urrejtje shembi

    qindra here me shume shtepi se sa termeti ose planin ogurzi per ,prishjen e 100 mije shtepive

    ne proces legalizimi, me cfare urrejtje burgosi 38 000 qytetare brenda vetem nje viti per fatura

    30 mije lekshe, se cfare urrejtje te papermbajtur ka per veriun e verioret e sidomos per Kosoven.

    Nese populli shqiptar qrrin kesaj here ta largoje me vote, kjo dite duhet te shpallet feste

    kombetare krahas festes se pavaresise dhe asaj te clirimit te vendit nga pushtuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *