• |
ide | kryesore

Shqipëria vendos/ Mbyllet orari zyrtar i votimit, qytetarët në radhë votojnë pas orës 19:00

-Instant, Lajme, Të fundit



Orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë është mbyllur. Megjithatë sipas urdhrit të KQZ-së, në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte mjaft e lartë.  Deri në orën 18:00 KQZ raportoi se nga 1654 qendra votimi që kanë informacion nga 5199 në total, qytetarët që kanë votuar janë 45.48%, shifër kjo që pritet që të rritet pas përpunimit të të dhënave deri në orën 19:00, deri kur të votojë qytetari i fundit.

Pas mbylljes së votimit, hapi i radhës është transportimi i kutive për t’i lënë vendin numërimit.



1 Comment

  1. Une personalisht , pavarsishte qetesise se sotme i quaj te deshtuara keto zgjedhje . Sukses korri vetm krimi . Edhe kete radhe ishte krimi dhe paraja qe mori komanden ne kete gare batakçinjsh . Rezultati eshte i paparashikueshem , mendoj se do jete aty aty , por nese funksionon efekti i “nendeteses” si pasoje e abuzimit skandaloz me pushtetin te sektit mavi . atehere do te kemi nje rezultat shkaterruese per pushtetin .
    Shpresoj qe mos te abuzohet tek numerimi . Une mendoj qe te numerohen direkt si vota per partite ashtu edhe per individin , ndryshe do behet nje katrahure e madhe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *