• |
ide | kryesore

Turizmi elektoral/ Soreca bën një xhiro në qendrat e votimit: Me krahë të lehta!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE në Tiranë ka bërë një vizitë në një qendër votimi në Tiranë ku ka parë nga afër një qendër votimi dhe mënyrën se si votohet aty. Ai u ka uruar komisionerëve punë të mbarë dhe me krahë të lehta, ndërsa shoqërohej nga disa dhjetëra kamera televizionesh dhe gazetarë, që thuajse kishin bllokuar procesin e votimit për disa minuta në këtë qendër votimi.

Soreca tha se do të ishte në disa qendra votimi për të parë nga afër votimin.

Kjo ka qenë një nga fushatat më të tensionuara të viteve të fundit, me vrasje, plagosje, sherre, sulme zyrash elektorale, shitblerje votash dhe rrahje të militantëve edhe nga policët, ndërsa e gjithë popullsia ka qenë e monitoruar nga mijëra patronazhistë të PS. Pavarësisht thirrjeve të ambasadorëve të huaj, fenomenet negative në këto zgjedhje duket se nuk janë ndalur, përkundrazi klima elektorale është përkeqësuar.



2 Comments

  1. Cfar do vezhgosh Sot ne qendren e votimit Sooooorreka ? Blerja e votave eshte bere para nje muaji nga qenrilindasit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *