• |
ide | kryesore

Abazi akuzon PS: Votat e mia po i shpallin të pavlefshme, nuk mjaftoi patronazhimi por tani edhe po vidhet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili kandidon si i pavarur në këto zgjedhje për deputet denoncoi tjetërsimin dhe deformimin e votave të tij. Përgjegjës kryesor bëri komisionerët e lidhur me PS, duke treguar edhe skemën sesi votat e tij po shpallen të pavlefshme.

Abazi: Kemi raportime që në 10 nga 18 qendra numërimi në qarkun e Tiranës se vota jonë është vjedhur, deformuar duke e bërë të pavlefshme ose duke ja kaluar kryesisht PS, ndonjëherë kemi informacion edhe ndonjë subjekti tjetër, duke vendosur një x te numri 12 kur fleta e votimit ka qenë me x në numrin 13 si dhe duke vendosur ndonjë x te ndonjë kandidat i PS për ta shpallur të pavlefshme votën tonë. Kjo ka ndodhur dhe është duke ndodhur edhe në këtë qendër numërimi ku kam ardhur. Në fillim të procesit ose në ndonjë moment të procesit ku nuk janë para kamerave ata vendosin me x një kuti të dytë ku është votuar për ne për ti shpallur këto vota të pavlefshme.

Abazi tha se deri para një ore së paku kanë qenë mbi 6 mijë vota të pavlefshme në Tiranë dhe numri po rritet me shpejtësi.

Abazi: Një nga arsyet është se po i nxjerrin të pavlefshme. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër ka nxjerrë një video si komisioneri lëviz fletët dhe kur sheh një fletë që nuk i pëlqen vendos një x për ti shpallur të pavlefshme. Jemi në një situartë ku nuk mjafton patonazhimi, blerja, shitja e votës, kërcënimet, presionet por edhe po vidhet dhe po vidhet në bashkëpunim.Qartazi shumica janë të lidhur me PS, tek-tuk ka ndonjë vend ku është dhe PD.

Dje ka qenë flagrant rasti te shkolla “Bajram Curri” në Allias, kemi qenë aty rreth orës 2 pasi vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të futem në shkollë. Patëm përplasje me policinë që po keqpërdoret sërish me urdhra të jashtëligjshëm që ata punonjës policie si duket nga frika se i heqin nga puna po i zbatojnë. Më lanë të hyja vetëm unë.



8 Comments

  1. Tek tuk edhe ndonje i PDse thote,hahahahahaha,jo mo se ata te PeDese jane kurva te ndershme,te fala Albinit dhe thuaj te shofi popullin e vet e te marri ndonje vaksine se po le nam…

  2. Me nje fjale, pas 100 vitesh perpjekje ky vend nuk behet me. Kush ka mundesi te shese shpejt cfare ka ketu dhe te iki pa e kthyer koken pas. Do vine skllever te tjere te punojne per nje lek. Ta gezoni Albanistanin te dashur pellazge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *