• |
ide | kryesore

Fatos Lubonja: Regjimet nuk rrëzohen me votë të lirë, opozita u tregua miope!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar rezultatin që kanë prodhuar deri mesditën e 26 prillit kutitë e numëruara në gjithë vendin, që nxjerrin Partinë Socialiste fituese në rang vendi.


Duke folur në studion e News24, Lubonja tha se nëse ky trend do vijojë edhe në kutitë e tjera, “po shkojmë drejt një forcimi të regjimit”.


“Kjo ka qenë e pritshme e teza ime që e kam përsëritur regjimet nuk ndryshohen me votë të lirë, por rrëzohen kur konsumohen dhe kur humbasin dhe mbështetjen amerikane shpesh herë. Ndërkohë që ky regjim s’është konsumuar plotësisht por njëkohësisht ka dhe mbështetjen amerikane”, u shpreh ai.

 

Deklarata e Fatos Lubonjës

Opozita ka pretendimin që në mënyrë selektive kutitë e rezultati mund të mos jetë ky por ndryshe, nëse do e marrim që ky është trendi, atëherë komenti im është që provon atë që kam thënë shpesh se ne jemi në një regjim.

Sigurisht nga zero në 100 pikë s’mund të them 100 por po shkojmë drejt një forcimi të regjimit e rezultati provon këtë se në vendet demokratike nuk gjendet, shumë rrallë që maxhorancat të rriten, e gjen në rastet si Putini.

Kjo ka qenë e pritshme e teza ime që e kam përsëritur regjimet nuk ndryshohen me votë të lirë, por rrëzohen kur konsumohen dhe kur humbasin dhe mbështetjen amerikane shpesh herë.

Ndërkohë që ky regjim s’është konsumuar plotësisht por njëkohësisht ka dhe mbështetjen amerikane.

Nëse rezultati është ky! Por nëse rezultati është ndryshe, se kemi një probleme exit pollet që krijuan një pershtypje që kemi një rezultat në favor të opozitës. Mua më bëri përshtypje exit poll i atyre televizioneve që janë më afër qeverisë si ai i Top Channel që e nxirrte 71 e nxirrte në humbje Tiranën.

Tani kjo do interpretim, sipas një interpretimi që mund të ishte më afër interesit të opozitës është që ndoshta ato exit polle ishin e vërteta por rezultati s’është rezultat i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Këtu s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është gjithcka dita e votimit që e vendos por i gjithë mekanzimi që ka ngritur në kohë pushtetim pushteti lokal ekonomia e kontrolluar, krimi i organizuar dhe këtu është për t’u formuar, opozita ka qenë shumë miope ose e paaftë e gjithnjë ka luajtur rolin e besimit, e duhet të kishte bërë që ata 910 mije njerëzit e kontrolluar nëpërmjet një strukture të caktuar, një regjim që punon intensivisht ka gjithë mjetet në dorë e një opozitë e pafuqishme, s’mund të shkonte që prit se te dita e zgjedhjeve do vijë populli do më votojë mua.

Nëse kjo gjë do ndryshojë, që unë dyshoj shumë, atëherë unë i pari do kërkoj ndjesë Edi Ramës që e kam akuzuar për ndërtim regjimi.

I pari do them që e paskam tepruar, por dyshoj dhe kam një provë për këtë.

Këtu ka një llampushkë që jep sinjalin e gjitha kjo. Cila është llampushka sipas meje. Se disa thonë është opozitë e dobët. Llampushka për mua është Tom Doshi.

Tani mirë që qenka faktor në Shkodër, e thonë se ka bërë ndere e të mira, e aty mund ti merrte një e dy mandate, por në Tiranë ku kemi dhe këta cunat e mirë të Nismës Thurrje që s’janë as me opozitën, si ka mundësi që merr Tom Doshi bile dhe me mosbekimin e ambasadës amerikane, merr deputet e këta cunat e mirë nuk marrin gjë fare?

Cfarë mekanizmi ka funksionuar te Tirana?

Cili është ky? Për mendimin tim mekanizmi i pushtetit, ky njeri i lidhur me pushtetin e paraja, tregon që kush ka pushtet e para, që të gjitha këto i kontrollon maxhoranca rezultati s’mund të jetë përveçse ky.

20 Comments

  1. Po. Tani na e paska fajin shumica e popullit. Ore do ta kuptoni ndonjeher, qe nuk jan me njerzit e viteve 90. Thirrni menjes se nuk keni per te ec perpara me keto idiotlliqe.
    REFORMOHUNI. HIQNI LIDERAT QE E SHTYPEN PD DHE E BEN PARTI FAMILJARE.
    Po nuk e kuptuat, nuk jua ka fajin askush.

  2. Më se e drejt Lubonja por problemi është se stë le Amerika dhe pastaj e keqja e të djathtës është se nuk bën dot revolucione.Revolucione vetëm e majta bën si ajo e 97 dhe e 21 janarit.

  3. PIRDH PIRDH, KOQE SI TY PO NA LEJNE NE OPOZITE…

    NUK FITOHET ME XHELAL MZIUN DUKE BO THIRRJE PER LUFTE, AS NUK FITOHET ME NGJARJEN NE ELBASAN E AS NUK FITOHET ME GAFA TE PERDITESHME.
    LULI DUHET TE LARGOHET SE KA DISA HUMBJE RRESHTE DHE MENDIMI IM EDHTE QE AGRON SHEHAJ QE ESHTE EDHE ME I VOTUAR TE JETE KRYETARE.

  4. Tani jam plotesisht i bindur se Shqiperia ka marre goditjen fatale dhe perfundimtare pas se

    ciles vetem emri do ti ngelet si shprehje gjeografike sic pat Bisnmnarku.

    Populli shqiptar gjate shekujve i rezistoi pushtuesve dhe shperberjes dhe asimilimit duke krijuar

    “antitrupa” vetmbrojtes dhe duke u tkurrur ne guasken e vet dhe per pasoje duke mbetur prapa

    ne zhvillimin ekonomik e kulturor, por sot me sa duket po e humb luften me kete armik te

    brendshem ashtu si nje njeri qe mund te jete trim e guzimtar por e ve perfundi kanceri qe ka ne

    trupin e tij. Ne kemi nje kancer ne trupin e Shqiperise dhe per fatin tone te keq ky kancer triumfoi.

    Sot gjysma e popullit eshte i skeduar si kundershrtar politik i partise qe ka shtetin, punesimin, policine

    drejtesine, pra kulacin dhe kerbacin qe do ti perdore pa meshire per ta nese nuk nenshtrohen

    plotesisht, ose me sakte nese nuk zvarriten nen kembet e pushtetit. Keto lista te hartuara nga

    patrozhanistet me te dhenat e detajuara te marra ne zyrate shtetit jane sot ne te gjitha zyrat ku

    merren vendime dhe jepen sherbime dhe per ata qe jane skeduar kunder dihet se si do veprohet.

    Nuk e di si do kunderveprojne te mundurit, a do ta shprehin revolten dhe papajtimin me kete regjim

    armik te tyre ketu me cdo cmim apo sic ka treguar eksperienca e ketyre tridhjetevjeteve do te ikin

    duke ia lene Shqiperine kesaj bande ne pushtet.

  5. Trishtim i madh.

    Shqiperia kthehet perseri ne 1945. Populli i lavdishem servil, injorant dhe frikacak, qe vec zvarritet mbas liderit nuk meriton demograci. Ta gezoni Rilindjen.

  6. Sterhollo e sterhollo duke i ik shkakut te vertete qe eshte vetem nje:
    As tani dhe asnjehere nuk ka per te fituar ne Shqiperi nje PD talebane qe e kane ne dore maloket.
    E thjeshte dhe e qarte!

  7. shume i sakte Lubonja… zhgenjim shume i madh per te gjithe ne qe nuk shesim voten dhe duam qe ky vend te perparoje!!!

  8. Po qorro po. Futi dhe i fend te lirohesh mire. Pall kari. Hapi syt qorro e shih qe tiransi mund te jete zhgenjyer nga i gjati po per xhelal miz malokun svoton do o ja qifsha jeten. As per monika transen. E ja jep voten me pahir te gjatit. Pa folur per ngjarjet e elbasanit qe tregojn ca opozite rrugace kemi me agron kulicer e malok plot

  9. Fituesit:

    1. Qytetaret shqiptare, projektet zhvillimorë te vendit dhe imazhi i Shqiperise
    2. Partia Socialiste
    3. Edi Rama
    4. Erion Veliaj
    5. Partia Social Demokrate

    Humbesit:

    1. Ilir Meta
    2. Monika Kryemadhi
    3. LSI, e cila pas 4 vitesh harrohet ne pluhurin e historise
    4. Partite bishta (partite-individ, partite-familje, partite-fantazme) dhe drejtuesit e tyre parazite e “free-riders”
    5. Albin Kurti, te cilin, si kryeminister i Kisoves, dikush duhet ta keshilloje qe te mos i fuse hundet ne punet e brendshme te Shqiperise
    6. Kushdo qe ende beson se skema dikotomike “te majte vs te djathte” mund te aplikohet ne kushtet e Shqiperise (votat e LSI-se “se majte” ne keto zgjedhje i mori PD-ja “e djathte”.

    As humbes, as fitues:

    1. Lulzim Basha, i cili eshte:

    Fitues sepse:

    (a) Votat per Partine Demokratike, qe ai drejton, jane rritur
    (b) Me keto zgjedhje ai mund te fitoje pavaresine e plote nga mentori i tij, Sali Berisha
    (c) Me keto zgjedhje ai mund te ndahet perfundimisht nga aleanca absurde me LSI-ne dhe te rritet si parti me vete
    Byrektore e shpellkare te gezuar per triunfin e rradhes qe pd e salihut por me kryakar partie lulzime salih BBasha mori fitoren e rradhes,te gjithe ju shpellkare vazhdoni të mbani Prasin e tritanit ne bythe deri ne revolucionin e rradhes

  10. Akoma ka njerez qe flasin si serbe duke percmuar krahina!!!U kthyem ne 1945 ku jugu komunist masakronte veriun antikomunist dhe patriot.Ne vitin 2021 akoma kane te njejtin mentalitet!!!Per ta nuk ka rendesi se cili eshte drejtuesi i tyre se eshte antishqiptar e hajdut se i lidhur me kriminela e me mafien e ndertimit se shkateron kulturen e trashegimin e qyteteve se eshte diktator e shtyp lirine e kontrollon cdo gje e se do na izoloje dhe lene jashte Europes!!!Boll te mos fitojne ata qe keto fenomene duan ti eleminojne.Duan te jetojne si dikur dhe mundesisht te largohen gjithe demokratet!!!

  11. Ne mos sot , neser kjo do te coje ne nje perplasje te paevitueshme, nuk mund te qendroje gjysma e

    e sunduar dhe e shtypur nga pala tjeter, nuk mund te jete gjysma e survejuar, e skeduar

    dhe e patronazhuar nga gjysma tjeter. nuk mund te pranohen fadromat mbi shtepi, prangat ne duar

    te drejtat e mohuara dhe dhuna e pushtetit. Nje dite kjo do te shpertheje por ne rast se populli

    duron le te shkoje ne djall, le te shuhet dalngadale sic parashikon edhe banka Boterore qe pas

    20-30 vjetesh Shqiperia do te mbetet ne 500 mije banore. Ndoshta ne nuk e meritojme lirine

    dhe ai popull qe nuk do lirine e meriton te jete i skllaveruar. Nuk ka rendesi kush te skllaveron

    Musolini, Hitleri , Milloshevici apo Edi Rama. Reagimi duhet te jete njelloj o vdekje o liri.

  12. Ti ke te drejte mor zoteri, po kur popullit i ngordh nervi i protestes?

    Eshte e papranueshme qe manipulimi te arrije ne keto nivele.

    Eshte e pabesueshme qe Tirana vazhdon te votoje PS.

    Edi Rama ka shume gjasa te fitoje prape, kjo eshte nje rruge pa kthim drejt nje regjimi autoritar.

  13. Vetem ne Shqiperi eshte ende ajo urrejtja veri-jug,turp.Te jesh verior eshte nder sikur edhe jugor.Ata qe thojne per verioret se jane malok,ata jane me te keqinje se greket dhe serbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu