• |
ide | kryesore

“Flet për përzgjedhje të qëllimshme të kutive të numërimit”/ Meta: Të mos tjetërsohet asnjë votë në procesin e numërimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bën thirrje që asnjë votë të mos tjetërsohet gjatë procesit të numërimit. Kreu i shtetit Meta gjithashtu bën apel që të ruhet qetësia deri në shpalljen e rezultateve.

Presidenti shton se çdo votë në kuti do të numërohet dhe rinumërohet deri në fund.  Kreu i Republikës flet për përzgjedhje të qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve dhe bën thirrje për ruajtje të qetësisë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve. Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund. ??”, deklaron Presidenti Meta.



5 Comments

  1. Perzgjedhje e qellimshme e kutive ?
    Po aty kutite renditen sipas numrit rendor.
    Edhe nese ka ndonje kuti qe nuk ka ardhur akoma per tu numerurar , vendin e saj e ze numri pasardhes.
    Po i jep kuroja numeruesve te vet ky , qe mos demoralizohen dhe te qendrojne deri ne fund ?
    Like… me vjen keq.. por korre ate qe mbolle.

    1. Likja do ti korri me hanxhar dhe do ti mbledhi me sfurk like pregatit rreckat jo ne valixhe ne thes per plerat te erdhi fundi.

  2. Faktet kanë dalë sot në seancën që po mbahet në Gjykatën e Elbasanit, për caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të akuzuarit. Paplekaj, ish-efektiv policie akuzohet dhe për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë.

  3. Jam kurioz a do japi dorheqjen tani Lke floriri, ky cop banditi e hajduti matrapaz qe na ben si burr me namuz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *