• |
ide | kryesore

Kush i bleu votat e Exit Poll-eve?

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Ende pa u mbyllur numërimi i plotë i votave, këto zgjedhje kanë provuar një anomali që do një shpjegim. Rezultati real që po përvijohet, nuk përputhet aspak me atë që na thanë pothuajse njëzëri matësit “e pavarur” të opinionit me anë të Exit Polleve. Rezultati që shpallën të dielën në orën 19 00 televizionet pranë qeverisë, por edhe ato afër opozitës ndryshonin për një fije floku nga njëri- tjetri. Të parat predikonin një barazim apo një fitore minimale të Rilindjes. Të dytat një përmbysje në favor të opozitës.

Në fakt rezultatet e dala nga kutitë e votimit demostrojnë të kundërtën. Ato flasin për një konfirmim plebishitar të regjimit.

Atëherë ç’ka ndodhur? Pse gabuan exit pollet, madje edhe ato të TV shumë pranë pushtetit (pra që nuk mund të quhen të manipuluara)?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ata të cilëvë iu është blerë vota nuk u janë përgjigjur anketuesve. Ata kanë pasur ngurim dhe sypërmbysje për të deklaruar votën e tyre të turpit. Dhe sipas kësaj llogarie, kjo votë turpi, ajo e hendekut të mospërputhjes mes exit polleve dhe rezultatit faktik që po përvijohet, i bie të jetë nga 7 deri në 9 mandate që dalin të pashpjegueshme në favor të rilindjes.  Ajo është prova e pakundërshtueshme se këtë radhë kemi qenë përpara një masakre elektorale me blerje industriale votash.

Por, për këtë, ka edhe argumente të tjerë. A e di vallë ndokush se ku kanë shkuar ato dhjetra miliona euro të ndara së fundi nga qeveria, për koncesione e tendera pa garë? A mos duhet kërkuar aty diferenca e gabimit të matjeve të opinionit? A di ta shpjegojë njeri, se si, në qarkun më të emancipuar të vendit, në Tiranë, grupime djemsh të rinj dhe pa asnjë njollë korrupsioni, si Endrit Shabani apo Bojken Abazi marrin të dy sëbashku më pak vota sesa Tom Doshi? A mund të flitet në këtë rast për një votë të pastër e të ndershme? A nuk kemi këtu një provë se gjithçka është vendosur me lekë?

Besoj se këto pyetje retorike nuk kanë nevojë për koment. Të gjitha ato së bashku provojnë një gjë të thënë e të stërthënë, se sa më shumë një regjim implikohet në krim, aq më pak ai është i përmbysshëm me votë. Zgjedhjet e këtij prilli dëshmojnë se vendi ka hyrë përfundimisht nën lëngatën e gjatë të një autokracie. Hërën tjetër ata që këtë radhë organizuan gjithçka, nuk do të bëjnë gabime të vogla si ato të exit polleve. Dhe herën tjetër, as opozita që duhet të hyjë në një proces të pakthyeshëm dorëheqjesh e rinovimi nuk do ta ketë më luksin të besojë se autokracia shembet në rrugë elektorale. Krerët e saj duhet të largohen përfundimisht, jo se nuk fituan, por se na garantuan se vjedhja nuk është më e mundshme. Tani është radha që regjimi të mbetet i vetëm përballë njerëzve të tij.

©Lapsi.al



68 Comments

  1. O Bushat po ti dje ishe optimist.
    Pse u rrezove kaq fort shpirterisht?!
    Prit se numerimi akoma ska mbaruar. Pastaaj gjyko per sondazhet. Keto qe thua ti i dime qe nga 94. Te gjitha por te gjitha forcat politike blejne zgjedhes, blejne vota. Ti mbron Ilir Meten dhe sulmon Rame dhe Tom Doshin.
    Kjo pra eshte Shqiperia.

    1. Bushati pyet a di ta shpjegojë njeri sesi Endrit Shabani apo Bojken Abazi kane marre sëbashku më pak vota sesa Tom Doshi.

      E sqaroj une sakte fare pa asnje veshtiresi.

      1. Awareness.

      Doshin, per mire apo per keq, e njeh gjithe Shqiperia. Ndersa Shabani dhe Abazi, pavaresisht ekspozimit mediatik te muajve te fundit, njihen shume, shume here me pak.

      2. Identiteti i forte

      Doshi ka dy identitete, te dyja te forta dhe te njohura mire.

      I pari, me i njohuri, eshte identiteti si i forte, mafioz, simbol i se keqes (sipas USA), identitet me te cilin e njeh shumica e opinionit publik. Ne baze te kesaj njohjeje, shumica derrmuese e opinionit publik NUK e ka votuar PSD-ne e Tom Doshit.

      I dyti, me pak ose aspak i njohur nga opinioni publik i gjere/kombetar eshte identiteti i Tom Doshit ne syte e personave qe e njohin personalisht dhe punojne per te dhe me te. Ai eshte nje nga biznesmenet me te fuqishem shqiptare (po flas per veprimtari te ligjshme, si profarma, ndertimet, etj.). Si i tille ka marrdhenie pune me mijera vete, qe punojne per te apo me te: nje baze elektorale e lakmueshme! Mijera te tjere jane farefisnite, lidhjet, krushqite e tij e te fisit te tij ne rajonin e origjines, tjeter baze elektorale e lakmueshme!

      Me pak fjale Doshi ka nje identitet (te dyte) si biznesmen i fuqishem e i suksesshem, dhe si perfaqesues i denje i nje fisi e territori te madh e historik.

      Nga ana tjeter cfare identiteti kane Shabani dhe Abazi te marre se bashku!? Cfare kane realizuar ne sferen publike te dy te marre se bashku ne jetet e tyre!? Cfare vlerash, cfare bindjesh, cfare rrenjesh identitare kane!? Nese jane te dy shume te ngjashem (ne vlera) sic shkruan Bushati, pse nuk garuan bashke (bashkimi ben fuqine!) por ne llogore krejt te ndryshme dhe konkurruese mes tyre!?

      3. Risurset ne dispozicion

      Tom Doshi jo vetem qe ka identitet ku e ku me te spikatur sesa Shabani dhe Abazi, jo vetem qe ka njohje (awareness) ku e ku me te madhe nga opinioni sesa dy te tjeret, por ka edhe mjete financiare (krejt te ligjshme deri ne prove te kundert) qe i mundesojne nje reklamim masiv dhe efikas te identitetit dhe mesazhit te vet politik, dicka qe ju mungon krejtesisht dy te tjereve!

      Keta te fundit, bashke me nje mori shoqesh e shokesh te tyret, perballe lesi kandidatesh formidabel per nga aftesia konkurruese, preferuan qorrazi te garonin tek e tek, duke i shperdoruar edhe ato pak risurse qe kishin ne dispozicion.

      4, Mbyllje

      Keshtu pra nuk ka nevoje per asnje blerje vote, Doshi merr me shume preferenca vetem per sa me lart.

      1. Pra justifikimi “Rama sna pelqen po skemi alternariva ” bie totalisht. Alternativat ishin. Por jo. Ata papalqejne 500 mije leke per familje te Tomes. Ilace per femijet iu befshin. Dhe me e bukura se ato ilaçe prape tek Toma do ti blejne.

        1. Respektoje votuesin, nuk eshte idiot vetem pse ska votuar si do te doje ti! Voton ne baze te interesave te veta (idealeve te medha nuk ua ka pare hajrin!). Elitarizmi si justifikim i perfaqesimit politik eshte ndeshkuar me vote qe ne gjysmen e pare te shekullit te 20 (ne perendim).

          Alternativa per mendimin tim nuk pati as kete rradhe. Thurja eshte nisme qesharake ne ket kontekst. VVja eshte e vetmja alternative serioze, kur ti vije qejfi ti propozohet seriozisht elektoratit shqiptar jo me keta kandidate tallje ke nder prapanice, pa din e pa iman (Merxhanin ne Gjk as fisi i vet nuk e ka votu plotesisht…)

          1. Si mund te justifikoni dhe relativizoni blerjen e votes nga Tom Doshi dhe rilindja? Cfare lloj kandrash jeni?
            Nese voton ne kembim te parave, nuk je votues por nje prostitute e lire dhe e peshtire!

          2. Mos i fyej njerezit vetem pse nuk kane vepruar ashtu si deshiron ti!

            Shit-blerje te votes ka vetem kur ne treg nuk ka propozime alternative me vlere me te madhe. Fakti qe ka njerez qe e shesin per pak leke voten duhet ti nxise alternativat te krijojne e te komunikojne VLERE per keta persona, jo ti urrejne pse e kane shitur voten.

            E thene kjo, nuk mendoj se Rilindja apo Doshi i kane blere votat e tyre, ne kuptimin e pageses direkte per te marre nje vote nga nje individ. Nuk e perjashtoj dot si dukuri, mund te kete ndodhur aty ketu, por nuk e konsideroj te besueshme ne shkalle te gjere.

            Tjeter ceshtje eshte investimi ne fushate: per infrastruktura, stafe, komunikim e me rradhe.

            Analizojini keto dhe besoj se epersia e Rilindjes ndaj konkurrenteve te drejteperdrejte do te jete evidente: me shume njerez te angazhuar, profesionalizem ne komunikim, mbulim kapilar i territorit e me rradhe…

          3. @ @I paemer 27/04/2021 te 12:08

            Edhe PR e Tom Doshit dhe rilindjes kishim mangut tani, te na thote qe ska gje te keqe te shesesh voten ose te marresh favore administrative ose financiare ne kembim te saj!
            Ose paguhesh mire nga rilindja ose nuk jeton ne shqiperi. Por me shume mundesi je nje pseudointelektual kafenesh qe nuk ke lidhje me realitetin dhe nuk e ke idene sesi funksonojne gjerat.

            Na thuaj se me cfare programi fitoi Tom Doshi deputetin ne Tirane? Cfare ka premtuar se do beje? Do i kerkojne llogari nese nuk i mban premtimet? Toma vota te vetat pa i paguar direkt ka vetem familjaret e vet dhe punonjesit e tij ne nje kompani qe perpin tendera publike.

            Dakord jam me ty, Amerikanet i hengren mutin Tomes, pres qe ti kerkojne falje publike, se kane nderhyre ne proces zgjedhor dhe me shume mundesi i kane shkaktuar humbje pasi do fitonte me shume mandate sec ka marre.

            Sikur nga 10~15 votues per cdo nga 5199 Qendrat e Votimit te synosh te blesh jane mjaftueshem per te ndryshuar ne favor tendin nje rezultat.
            Nje vote varion nga 50~100Euro, Me 250Mije Euro mund te blesh pa frike 10 Mije vota ne nje qark te madh, mjaftueshem per te kthyer rezultatin ne favor te cdokujt.

            Ja te ngrejme disa hipoteza:
            Cfare do ndodhte nese Opozita te paguante dyfishin e parave per vote te asaj cfare ofronte PS me Tom Doshin?
            Po sikur te angazhonte edhe ajo si Rilindja bandat dhe grupet kriminale per te kryer blerjen e votave?
            Po nese do u ofronte pronareve te mediave tendera, PPP dhe leje ndertimi ne kembim te propagandes njesoj sic beri PS me Edi Ramen?
            Po nese do u ofronte oligarkeve garancine se nuk do preken PPP qe kane marre por madje do u japi te tjera?
            Po sikur te blinte komisioneret e PS per te mbyllur nje sy dhe per te manipuluar votat?

            Nuk mendon se do kishim rezultat tjeter zgjedhor?

            Perpara se te na japesh leksione vlerash, fryme apo impakti, si fillim fillo perceptosh realitetin e asaj qe ka ndodhur.

          4. Para syve e kemi realitetin:

            1. Rama po shpallet KM per here te trete me rezultat spektakolar si ne vlera absolute ashtu edhe ne vlera relative. Rilindja ka +130 mije vota ndaj konkurrentit direkt, PD-se, pavaresisht gjithe mynzyrrave, termetit, pandemise e me rradhe.

            2. Dy forcat e rradhes se dyte, LSI dhe PSD, pavaresisht se u anatemuan e u bombarduan me artiljeri te rende njelloj nga nderkombetaret, po dalin me rezultate diametrikalisht te kunderta: LSI ne pikiate krahasuar me rezultatet historike, PSD e Doshit ne ngritje te paimagjinueshme.

            Realiteti pra eshte i qarte si drita e diellit. Shpjegimi i realitetit ha debat.

            Ndryshe nga ty, une nuk besoj se votuesi eshte idiot, i dobet apo me mungese demokraticiteti ne ADN. Votat Rilindjes dhe Doshit ua dhane njerezit, me vullnet te lire, edhe athere kur i shiten, ndoshta per 5 lek.

            Nuk besoj fare as tek manipulimi teknik i sistemit, ne kushtet kur procesi kontrollohet nga treshja PS/PD/LSI.

            Arsyet e fitores se Doshit i shikoj tek besimi qe ka tek ai baza e vet elektorale: njerezit qe punojne per te dhe me te, farefisnia dhe bashkekrahinoret (keta te fundit i ke me shumice edhe ne Tirane, se kane migruar brenda Shqiperise po aq sa edhe jashe saj). Jo besim se Doshi do te ndaloje PPP-te, oligarkine, e me rradhe! Kush tha qe ketij elektorati u interesojne keto gjera!? Ata besojne se Doshi do tjua perktheje me mire se alternativat e tjera voten e tyre ne VLERE per ata vete, cilidoqofte koncepti i VLERES per ket grup personash. Me fjale te tjera, po votova Doshin do ma dije per nder dhe ndoshta do ma ktheje favorin; po votova per Thurjen e Vetvendosjen kush do ma dije? Si? Etj. etj.

            Nuk po argumentoj qe keshtu eshte drejte, po thm keshtu eshte. Murit me koke bjeri sa te duash, koka do thyhet, muri jo.

            Votuesi i Doshit pra kerkon zgjidhje konkrete dhe afatshkurter (punesim, ndihme per emigracion, mbrojtje…?). Nderkaq aternativat e reja cfare ofrojne? Thurje!? Cfare eshte “thurja”!? Boh!? Apo “Vetvendosje”!? Po ndoshta mua per “vetvendosje” s’me rruhet hic, ca halli kam une, ku te rref ty!

            Keshtu pra, une simpatizoj shume me VV ne vecanti dhe besoj sinqerisht se ka potencialin me te madh per ndryshim. Por me ket strategji nuk ka per tja dale kurre mbane.

          5. “…LSI dhe PSD, pavaresisht se u anatemuan e u bombarduan me artiljeri te rende njelloj nga nderkombetaret, po dalin me rezultate diametrikalisht te kunderta..”
            “…ua dhane njerezit, me vullnet te lire, edhe athere kur i shiten…”
            “Nuk besoj fare as tek manipulimi teknik i sistemit…”

            “Realiteti pra eshte i qarte si drita e diellit. Shpjegimi i realitetit ha debat.”
            Han debat per momentin shpjegimi, si perceptohet dhe si kuptohet, deri ne momentin qe do vine te gatshme.

            Je shume i qarte, e ke marre seriozisht te shpjegosh e justifikosh fenomenin, por gjynahqari ashtu do ngelet gjith jeten, i mjere, i varfer e i varur deri ne momentin qe do zhvarrosi dinjitetin dhe integritetin.

      2. Analize shume e goditur, vetem se harron qe nuk po votohet per VIP-in me me shume njofje, po votohet se kush do te prezantoje ty ne parlament, pra a do te zgjidhje nje person te fuqishem dhe me shume lidhje apo dy te rinj idealiste dhe te pakorruptueshem. Nqs e analizon ne kte kendveshtrim athere punojesit apo farefisi i Doshit jane asgje ne krahasim me mijera votues te rinj pa asnje perspektive per pune, biznes apo edukim cilesor ne Shqiperi. E vetmja pike ku ke te drejte eshte garimi me vete..Nqs te gjitha fraksionet e vogla opozitare do te garonin sebashku do te kishin me shume se 5% ndoshta 4-5 deputete.

        1. Toma ka 30 mije e kusur vota, ti shkruan ‘mos harro’ ? Nuk harroj, as nuk keqkuptoj, cdo term ne postimin tim me lart eshte i sakte profesionalisht.

          Arsyet perse rinia pa perspektiva nuk votoi profesorat si Shaboni apo Abazi, per mua jane krejt te kuptueshme:

          Elitarizmi (lexo Oxfordi, phd-te, etj) ka deshtuar si justifikim i perfaqesimit politik me kohe e me vakt, nuk pi uje per vota.

          As Nisma as VV as nuk u perpoqen te projektojne FORCE ne elektorat, dmth mundesine potenciale per ta marre pushtetin dhe permes tij per te sjelle ndryshimin. Me fjale te tjera: pse ta coj dem voten me VV kur e di matematikisht qe ne fillim se nuk do ta marri pushtetin (as kandidate nominale skishin ne territor, jo me konkurrues)!

          Votuesi nuk eshte idiot, ka shperblyer me vote ata qe kane marre mundimin tja lypin me seriozitet.

          Per heres tjeter VV nisma evme rradhe ta marrin me seriozisht se eshte sport i rende jo gallate neper studjo tv

          1. Votimi kudo e nga kurdohera eshte transaksion: te jap voten, pres dicka prej teje.

            Nese votuesi shqiptar preferon ta shese voten e vet per 5 lek tek Doshi apo Rilindja, kjo do te thote se alternativa, pra votimi per PD apo LSI, ne syte e tij/saj vlen me pak se 5 lek.

            Te gjitha alternativat duhet te fokusohen tek ky realitet, ta bejne zgjedhjen e tyre me te vlefshme ne syte e votuesit sesa X shume parash apo Y favore qe mund tu ofroje nje parti apo nje tjeter.

            Krijoni VLERE per votuesin, komunikojeni vleren me efikasitet dhe s’ka bande ne bote qe te mund ti korruptoje zgjedhesit tuaj.

            Natyrisht, nese vlera nuk ka, sic edhe po ndodh, votuesi qe nuk eshte idiot do te kerkoje te pefitoje maksimumin e mundshem nga vota e vet, duke e shitur.

  2. Prisni disa muaj dhe Rama te ndryshoje edhe kushtetuten dhe Zaho te trazhgoje fronin mbreteror!
    Tashme Erdgoani e ka perbushur objektivin.

    1. Buke medjathe the ?? Buke me çaj thuj. Keta jane RR Y P A ! (keta duan te fitojne zgjedhjet me Fatmir Mediun dhe Tritan Shehun). E me ndonje Stres 😀
      😀

  3. Po del fiks sondazhi i Baton Haxhiut, qe i jepte vetem Rames si PS 71-72 mandate, pa PSD.
    Ca pret ti Bushat, te dali sondazhi Pim cekes qe e nxirrte LSI 12%. Padronit do i dali kundra qimi?!

  4. Une e thashe edhe para zgjedhjeve dhe faktet e treguan , ketu nuk u ble por u be masaker . Perveç maskares politike te punesimeve , termetit , legalizimeve , naftes per fshataresine dhe gjithçka meskine qe bene mavite gjate gjithe vitit , perfshire edhe skandalin e skandaleve ate te patronazhisteve , ne fund e kthyen fushaten ne nje treg te gjese se gjalle . Nuk u mjaftuan me kaq , por ditet e fundit i gjithe krimi dhe mafia u ngrit ne kembe , me dhune apo me para (teoria e kerrbaçit dhe e karrotes) blete dhe ate qe kishte ngel e pablere . Nuk kam pare fushate tjeter krahasuar me kete radhe ku partia ne pushtet dhe krimi te kete hedhur paraj lum . Nese kerkon te fitosh nje loje futbolli kur perveç arbitrit kryesor dhe anesoreve , ne fush per kundershtarin futet edhe tifozeria , atehere eshte marrezi vetem ta mendosh fitoren . Nje pjese te fajit ,edhe pse minor krahasuar me maskaraden dashakeqase te sektit mavi , e ka edhe opozita qe nuk diti ta frenoje dhe denoncoje me force dhe ne kohe kete maskarade te sektit mavi kur ne e paralajmeruam . Por pavarsisht kesaj , sot , u plagos rende edhe shpresa . Pa lufte ndaj krimit , pa reformime rrenjesore , pa pandeshkueshmeri , pa nderhyrje ne kodin zgjedhor dhe ate kushtetues shpresa eshte e destinuar te vdes . Mendoj se marrezia ne kete vend arriti kulmin , revoluxioni eshte melhemi i vetem .

    1. Bushat ke te drejte por kur te kesh kohe dhe mundesi drejtoji edhe keto pyetje Lulit:

      1. A e di Luli se Erjon Veliaj eshte ulur kembekryq me kriminela me shume se Vangjushi gjate gjithe fushates?
      2. Nqs e di pse nuk ka bere asnje denoncim?
      3. A e di Luli se shume nga ish kryetaret e bashkive (PD) ose nuk kane punuar fare ose ne rastin me te keq kane punuar kundra?

  5. Ne rast se opozita nuk eshte e blere ( dmth, kreret e saj nuk jane te blere) atehere opozita

    duhet te marre nje vendim historik dhe te dinjitetshem : Te shpalle falimentimin dhe te shperbehet.

    le te mbetet populli perballe regjimit, pa nje fasade, pa nje amortizator te mllefit e te revoltes se tij.

    Ne rast se populli e do lirine, e do dinjitetit dhe do qe ta trashegoje gjuhen dhe atedheun e te pareve

    do te nzjerre djem e vajza patriote, guzimtare e te mencur qe do te dini si ti dalin zot vendit te

    tyre , por ne rast se popullit i pelqen dhuna, varferia, tallja, le te rrije e te lepije kembet e pushtetareve e

    te zullumqareve, por te pakten mos te bejne zgjedhje fasade ku votat shiten e blihen si ne pazar te

    bagetive.

    1. E çfarë pret prej një populli dembel, parazit e pa karakter, që ka mbetur shumicë në Shqipëri!?

      Të zotët kanë ikur e do të vazhdojnë të ikin.

      Llumi, turma injorante e dembele do ti nënshtrohet kujtdo që do ti tundë kamxhikun. Dhe kjo në fakt është shumica reale që shikoj unë në qytetin tim.

  6. Bushat ke te drejte por kur te kesh kohe dhe mundesi drejtoji edhe keto pyetje Lulit:

    1. A e di Luli se Erjon Veliaj eshte ulur kembekryq me kriminela me shume se Vangjushi gjate gjithe fushates?
    2. Nqs e di pse nuk ka bere asnje denoncim?
    3. A e di Luli se shume nga ish kryetaret e bashkive (PD) ose nuk kane punuar fare ose ne rastin me te keq kane punuar kundra?

  7. Hahahahah. Dje opozita dhe mender jush presidenti i pershendeten zgjedhjet. Madje dolen buzagaz. Sidomos Luli me ate qeshjen e tij fallco. Sot diskutohet per regjim, revolucion.
    Akoma r kerkoni te keqen tuaj te Rama? Prandaj nuk fitoni ju. Keni vene nje loqe ne krye dhe jua ka fajin Rama.

  8. Buzeqeshjet e shtirura, levdatat e shfrenuara e te pajustifikuara, optimizmi falls i krereve te

    opozites dhe presidentit diten e djeshm e por edhe daljet e sotme jane jo vetem nje hipokrizie

    por edhe nje deshmi e paaftesise per te kuptuar ate qe ne e kemi ditur prej vitesh dhe kemi

    degjuar me fakte cdo dite se ka pasur nje operacion te planifikuar qarte, dhe nje inxhiniering

    te blerjes se votave aq sa kane dashur dhe per te lene nje opozite me numra te parrezikshem.

    Ata mund ta kishin lene opoziten edhe vetem me 10 mandate, por i kane caktuar kaq mandate

    per te dhene pershtypjen e rreme se ketu ka gare demokratike. Ketu s’ka asnje lloj gare, ketu

    zgjedhjet kane vdekur perfundimisht, ketu nuk garohet mes opozites e qeverise por mes opzite dhe

    shtetit plus oligarkeve plus krimit, kete lloj beteje nuk mund ta fitoje kurre opozita me mjete demokratike.

  9. Rezultati me shumë gjasa është drejt një përsëritje të një 2009, por me këtë keqqeverisje të sektit opozita nuk duhej ta diskutonte fitoren.

    Gabimi i Opozites ishte nënvlerësimi i fuqisë dhe limiteve të kundërshtarit, shtuar dhe ecurinë e saj në opozitë.
    Nuk mori seriozisht në llogari shumë gjëra që me sa duket do i kushtojnë shumë popullit opozitar dhe karrierave politike të përfaqësuesëve të tyre:

    – Mbi 300 mijë të larguar nga vendi gjatë 8 viteve të para të Ramës, dhe përderisa kanë emigruar pjesa dërrmuese janë elektorat që do votonte kundër tij.
    – Bllokimi i votës së emigrantëve, dhe veçanërisht të atyrë që janë emigrantë në Greqi pasi e kanë më të lehtë të vinin e të votonin.
    – Votat klienteliste të Supër-Administratës (+Bashkite, Polici, Ushtri, etj). Shqipëria ka administratën shtetërore si numër punonjësish nga më të lartat në Botë në krahasim me popullatën dhe nivelin e jetës. Shto këtu punësimet e kohëve të fundit, kërcënimet për largim nga puna, etj.
    – Favoret Elektorale, që nga Ujësjellësat, OSHEE, Bashkitë e deri te Kadastrat në këmbim të një numri të caktuar votash.
    – Rrjet të konsoliduar Patronazhimi-Spiunimi. Të gjitha informacionet shtetërore rreth qytetarëve kalojnë në PS ku përdoren për qëllime elektorale.
    – Lidhja me Grupet Kriminale. Ngjarjet e Dibrës, Kavajës, Durrësit dhe Elbasanit si kampionim tregojnë trendin në të gjithë Shqipërinë.
    – Prokuroria dhe Policia në shërbim total të qeverisë, janë përdorur si kamzhik ndaj opozites kur u është dashur ose kanë mbyllur një sy për mazhorancën.
    – Kompleksimi i PD përpara amabasadorëvë, të huajve dhe OJQ të kapura(Soros&Co). U është lënë shumë hapsirë për të ndikuar në vendimarrjen e opozitës, ku në elektorat përkthehet ndryshe ky lloj “vasaliteti”, Tom Doshi i sfidoi të gjithë dhe mund të kthehet në një LSI të re, duke u bërë kingmakeri i ri në Shqipëri.
    – Të gjitha mediat e mëdhaja janë në sherbim të rilindjes, përjashtuar 2-3 media të vogla me shikueshmeri të kufizuar si dhe disa portale si LAPSI që janë opozitare në përgjithësi.
    – Oligarkeve kësaj rradhe nuk u interesonte rotacioni, pasi do duhej të rihapen çështjet e PPP dhe tenderave të dyshimte, duke bërë që kësaj here të angazhohen fort në zgjedhje në favor të rilindjes.
    – Mosreagimi i duhur dhe shenjat e konformizmit kur shkeleshin të gjitha marrëveshjet nga Edi Rama, që nga Reforma në Drejtësi që e ndryshoi njëanërisht, reforma e deformuar Territoriale, pranimi i Damian Gjiknurit si negociator, deri te shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe shumë të tjera.
    – Paaftësia për të ndërgjegjësuar qytetarët për të mos e shitur votën, fenomen që cënon kryesisht PD. Nëse do punohej fort gjatë këtyre viteve për të demotivuar dhe demonizuar shitjen e votës në zonat periferike ndoshta ky fenomen do kishte më pak ndikim në rezultatin përfundimtar.
    – etj…

    ps: Ok, kuptohet dhe mirkuptohet dikush që nuk ka dëshirë e nuk votoi për Bashën, por ato që u çuan në mëngjes dhe shkuan e votuan mbas 8 vitesh qeverisje përsëri Ramën si mund të shpjegohen? çfarë i motivoi dhe shtyu që të shkojnë me vullnetin e tyre e ta votojnë? Mund të ketë në të ardhmen ndonjë libër ose studim psiko-analitik ndoshta dhe antropologjik për ti kuptuar dhe mirkuptuar?

  10. Exit Poll-et nuk jane shkence egzakte o Bushat dhe besoj se ju e dini kete.

    Nese opozita humbet sic po duket se do te humbase, fajin vereni te :

    Basha – Nuk ka prezence politike, nuk ka tiparet e nje lideri.
    Aleanca e tij me nje kancer shoqeror qe eshte LSI-ja.
    Djegja e mandateve qe ishte nje gabim i pafalshem. Populli te jep voten qe ta reprezantosh ne parlament, dhe jo te ja djegesh ate sepse ashtu te teket ty.
    Dalja e presidentit kunder ambasades amerikane 2 dite para zgjedhjeve nuk ndihmoi.

    Sa per vjedhjen e votave, nuk mund te akuzosh asnjeren parti, se nje gje eshte e sigurte, te gjitha kane, jane, dhe gjithmone do te vjedhin.

    1. 17:5 opozita nuk kishte asnje nevoj , se sot shumica e popullit esht opozit; as mundesi vjedhjeje cdo pushtet e ka rama; e gezofsh padronin dhe patronazhistin o frymor

  11. z. Andi Bushati, ka nje te vertete
    permbi c’do tjeter te vertete,

    …qe asnje Regjim ne bote,
    nuk iken kurre me vote…

    nuk ka nevoje te ta kujtoj,
    se kete e dijme te tere, besoj!

  12. Ashtu sikurse LSI-ja “turperonte” sondazhet vite me pare, ashtu po i turperon PS-ja tani. E nuk eshte cudi e madhe; PS nuk eshte gje tjeter vetem se nje parti qe ka importuar gjysmen me te keqe te LSI-se. E bashke me te, importoi gjithashtu huqet e marifetet e tyre.

    Mua per vete nuk me bie shume ndermend se kush fitoi e kush jo, pasi asgje nuk me lidh me kete shtet, perjashto faktin qe ketu paguaj taksat.

    Megjithate e di qe cdo force politike pas 8 vitesh ne qeveri fillon gjithnje e me teper te shfaqe shenja autoritarizmi. Keshtu beri Berisha, e keshtu po ben edhe Rama, dukshem. A do ishte me mire nje qeveri PD + LSI? Nuk e besoj. A eshte PS me mire? Aspak. Qeveria e Edi Rames perbehet nga figurat me te korruptuara te qeverise Nano, sic eshte Ahmetaj.

    Prandaj edhe populli largohet. Me gjase 300-400 mije njerez qe jane larguar nder vite do kishin votuar opoziten, e tani do kishim permbysje.

    Po kujt i behet vone tani? Opozita le te brohorase “fitore” pa hapur kutite, e pozita le te brohorase “fitore” me vota te blera. Ky vend ka marre fund me kohe.

  13. Zeni tv dhe zeni.net kurajo përkrahësve të opozitës: Mos u trishtoni por gëzohuni se po triumfojmë, 55% e shqiptarve i thanë “JO” ëndrrës çmendurake të Ramës,kur nuk fiton gjithmone fajin e kane të tjeret,o bushat lulzimja tabaku marku pampuri grida seksi thone qe pd ka fituar pse je merzitur ti,mos i merzit dhe keta shpellkare e byrektor të cecenit salih karaxhic berisha qe ne vota ja kaloje dhe ori nebiaj

  14. Popull injorant, qe blihet e shitet, pa moral. Vetem shqiptaret ndrruan fene gjate pushtimit osman, shqiptaret te vetmit mbeshteten nje diktature komuniste gati 50 vjet. Menduam se demokracia do na ndryshonte, por nje shpirt skllavi mbetet i tille dhe nuk ngre krye se i bindet vetem kamzhikut.
    Ta gezoni Diktaturen ne shekullin e 21-te. Thurni kenge per padishahun. Trishtim per ata qytetare qe votuan ndryshimin…

    1. Do shtoja nje popull spiun. Nga nje popull ku gruja ka spiunu burrin, e djali baben cfare do presesh. Nuk eshte edi rama e keqja me e madhe e ketij vendi. Jane vete njerezit qe e popullojne.

  15. O Bushat, jam një byrekxhi që kam mbështetur PD.
    A mundesh me hy mik te Edvini, të më gjejë punë si sufllaqexhi, biles ne nuk duam nga një sufllaqe, ne, duam dy vetë një sufllaqe.
    Kështu edhe Edvini del i fituar, se nuk ka pse të mbajë një person një sufllaqe, por dy persona një sufllaqe.

  16. Ne rrogozhine kiminelet e qifes se bashku me ata te roshit te kavajes kane nxjerre pistoletat kunder grupit te ps qe perfaqesohet mga kryetari i bashkise rrogozhine. filloi lufta brenda llojit . prisni dhe do tja degjoni krismen . po fjete me qent do gdhihesh me pleshta .

    1. harrova, me grupin kriminel te qifes eshte edhe ish kryetari me 6 klase i bashkise rrogozhine.
      vetem ti shohesh te bejne per te vjell . te mendosh se keta zhulsa do te udheheqin eshte kulmi

  17. Bushati, kur te mbarosh me doren e djathte, nderroje me te majten,, do ndjesh me shume kenaqesi..ndoshta i thua edhe shkullakut te te jape nje dore…

  18. Qeka merzit nipi Hyses.
    A do japi doreheqjen Basha apo do mcifet mbas brekve te Berishes.
    Edi Rama e beri deklaraten – o fitoj o iki. Basha nuk pati kurajon ta thote hapur gjate fushates, a do e bej tani?

  19. Bushat, mund te shkruash edhe nje artikull se si u be PSD e Doshit (dikur e Gjinushit), parti qe vendos qeverisjen e vendit.

  20. Andi Bushati, keni qene gjithmone opozitar i te gjithe pushteteve. Qendro i tille, aq me teper qe ky i sotmi eshte Regjim. Dhe ne Regjime opozitari sulmohet nga servile te pushtetit, por ty kjo nuk te tut dhe prandaj ke respektin e atyre qytetareve qe nuk behen kurre lolo te pushtetit te rradhes.
    Njerezit asnjehere ne asnje kohe nuk i kane dashur servilet e pushteteve, ato jane te urryer kurdohere kudo.

  21. Shpjegime futja kot. Ai vend qartesisht ka shumice te patundur majtiste qe tashme po kap shekullin. Ashtu jane, ate votojn, nuk ka nevoje per conspiracy theory.

  22. Edhe nje anal ize e tipit: kur realiteti nuk perputhet me parashikimet e mija, fajin e ka realiteti.

    Po exit pollet, nuk jane gje tjeter vecse anketime. ANKETIME.

    Bushat kari i merr rezultate e anketimeve si absolute dhe fillon e tjerr lesh.
    Po kush i la mendt qe ti gjej Bushati?

  23. Pirdh and koqja pirdh. Sic do pjerdhesh prap nja 4 vjet o loqe. Mos fillo qyrravitjet kot po kupto faktin qe svoton njeri nje parti qe ka xhelal mzinj e provinciale pafund. Qytetaret e kane zet pd. Aty gjeje fajin. Bole

  24. Kush i vodhi votat, ta them une o Bushat, i vodhi Eskobari shqiptar Edi Rama se bashku me El Chapon Tom Doshi. Kush i mbylli syte, e para shefja e DEA-s per shqiperine Juri Kim dhe shefi i mafias italiane ne shqiperi Luigji Scorea. Kaq te shkedhefsha demokracine se bashku me reformen ne drejtesi.

  25. Po nja 10 -15 anketime qe e nxirrshin PS force te pare? Midis tyre edhe anketime te bera nga Qim Peka!
    Apo VK. Edhe ato i bleu Eskobari me Tom Doshin.

    Bushati, Ljuba e gjithe ato “te gjithediturit” qe dalin ne TV, do shpikin lloj lloj gjonash per ti dhene te drejte vetes.

  26. PD eshte pjese e status quo. I pelqen pozita ne te cilen ndodhet dhe merr pjesen e vete.
    Shqiperia koloni ka qene dhe eshte dhe ata qe mund te benin dicka ndryshe nuk jane me aty. Me keq do behet.

  27. Pirdh pirdh o Busho, asnji sondazh para zgjedhor nuk i jepte fitore Pd (pervec syrit), exit polet jane deformuar thjesht nga entuzjasmi i opozites, pra un qe votoj opoziten shkoj edhe votoj ne exotpol, kaq duke deformuar rezultatin. Ndersa sondazhet qe jane me te gjere si proces nuk e kan kete element.

  28. Enver Hoxha ne viziten e pare ne BRSS takon babush Stalinin e i kerkon eksperience
    Eja bejme nje xhiro ne Sheshin e Kuq – i thote Babushi
    Dalin te dy me Enverin e fillimisht ndeshin nje grup mareshallesh qe e pershendesin Babushin me koke
    Me tej ndeshin nje grup intelektualesh qe vijne dhe i japin doren Babushit.
    Ne skaj te Sheshit pastaj…nje grup leckamanesh i ulen te gjunjet Babushit e i puthin duart.
    Ja pra eksperienca qe doje – i thote Babushi Enverit – mbaje keshtu ate popull dhe e ke dele pas teje!

    Ate eksperience Enveri e solli, e zbatoi dhe e trashegoi tok me partine e tij.

  29. Basha nuk i ka treguar qytetarëve që është lider i fortë, nuk ka personalitet. Rama mund të iki me një Ramë, me një Boris Jonson me një Merkel, ikën me një lider dhe Basha nuk e ka këtë.

    Basha bëri një fushatë pa lidhje me Partinë Demokratike, ai nuk mund ta imponojë me një frymë të vetën, ka marë çdo gjë vetëm se ka dashur Berisha.

    E shoh PD-në si një parti të vdekur

  30. Bushat te lutem me ndihmo. Dua te rregjistrohem si antar i PSD. A mund te me gjesh ku e ka seline ne Tirane dhe ma dergo me location. Te keshilloj edhe ty te shkruhesh ne ate parti dhe do ia keshilloja edhe Juri Kimit qe te dorezoje mandatin e ambasadores dhe te behet antare e PSD te kryesuar nga Tom Doshi.

  31. As Pd as LSI nuk i kane resurset qe ka PS(financiare dhe njerezore) qofte per te blere vota ose per te penguar kundershtarin te mos bleje. Ne vazhdojme te akuzojme te zotin e lopes se pse nuk ruajti lopen dhe anashkalojme qe ps ka ngritur nje strukture te papare me te cilen shantazhon, blen e cfare nuk ben per te mbledhur vota. Ka mbi 15 vjet qe kjo funksionon dhe keta tipa jane bere profesioniste per vjedhjen e zgjedhjeve. Cdo pale zgjedhje u sherben per te perfeksonuar mekanizmat. Po vazhdoi keshtu, jo opozita e momentit, por cdo lloj opozite qe mund te krijohet ndonjehere ka per ta pa me dylbi pushtetin. Po nuk u balancuan forcat ne terren, nuk kane gje ne vije.

  32. mundi opozitën e veshur me stof izraelit në moçalin e madh shqiptar. Kur në media publikoheshin faktet e skandaleve flagrante të qeverisë në ditët e fushatës si Becchetti apo ai i të dhënave, këshilltarët izraelitë e këshillonin opozitën të heshtte dhe të mos shfokusohej nga mesazhi. Madje, të dielën në darkë pas mbylljes së kutive, kërcenin në tavolinat e opozitës duke festuar fitoren.

    Së treti, mundi të gjithë atë vargun e madh të partive mediokre që ju bashkangjitën opozitës si shushunja. Ato nuk kanë vota, por duan të hanë pushtet me votat e të tjerëve.Toma ja u shkerdhejuani fisin ju shpellkareve të cecenit salih karaxhic berisha dhe lulzime salih BBasha

  33. Lul basha beri nje fushate korrekte, me nje program te mire studjuar dhe me persona te kualifikuar, dikush me siper permend xhelal mziun por harron emrat ne krahun tjeter qe jane me shumice biles edhe te shpallur non grata. Kjo qeveri nuk bie me vote thote bushati, po si bie, me lufte, kunder kujt? Lul basha nuk eshte kacak, ka nje familje ka nje pune e merr nje rroge, me zor nuk behet. E megjithate ai mbas 8 vjetesh, se nje mandat eshte pak ne fakt per te reformuar partine, duhet te jape doreheqjen dhe te mos kandidoje me si kryetar partije per te treguar se nuk lufton per pushtet personal. Kjo levizje do ti bente mire atij dhe familjes ne radhe te pare, partise demokratike dhe demokracise ne vend. Me blerje pa blerje, me shitje pa shitje, mire apo keq populli e beri zgjedhjen e vet, jeta vazhdon

    1. Vazhdon jeta vazhdon. Thuaja dikujt qe ka tete vjet pa pune, qe mezi priste te bjere kjo qeveri qe te kapte ndonje vend pune. Ku te mbyten. S’i pranon as bota.

  34. …vetem ketij populli ne te gjithe boten,
    kjo bote po i thote “Mos e shit voten”…

    Fukaralleku shet vota tek Pushteti i Varferise,
    kjo Varferia eshte aleati i kesaj Ramqeverise,

    kur Tom maloku me blerje sjell 3 deputete,
    mendoni sa ka blere kudo mbare ky Pushtet,

    me siglen e PSD qe dhe Gjinushi s’e mba mend,
    Toma sjell 3 deputete anonime ne ate Kuvend,

    Fukarallek-maskarallek dikur eshte thene plot,
    ndaj bota “Mos shit voten” vec ketu po e thot !

  35. Deklarate per shtyp e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Po ta njihja PSD shqiptare dhe te kryetarin e saj, do i therrisja te me ndihmonin ne zgjedhje dhe do e kisha marre mandatin e dyte e do punoja per te tretin.

  36. zedhenesja e Sali Berishes, Erla Mëhilli është shprehur se qytetarët midis Ramës dhe opozitës zgjodhën Ramën. Ajo shprehet se votat e opozitës ndër vite ka qenë në rënie dhe sipas saj për këtë kanë ndikuar një sërë faktorësh.

    “Midis Ramës dhe alternativës të opozitës qytetarët zgjodhën Ramën. Nuk vjen pushteti se të vjen radha. Rama bëri një fushatë më të mirë dhe disa veprime opozitën e çuan drejt humnerës.

    Opozita ka qenë në rënie. Niveli i votave ka qenë në rënie.

    Janë një sërë faktorësh, marrëveshja e 2017, djegia e mandateve, mos marrja pjesë në zgjedhjet vendore.”, tha Mëhilli.

  37. Shqiperia eshte e perbere nga 3 . 500. 000 individe qe komentojne sipas interesit vetiak, jashte cdo stature vlerash dhe standarti social, dhe jo per faj se ashtu ja ka qefi por ate format kane te trasheguar prandaj jane aty ku jane,….., jemi me te shkundurit ne rajon, por ndihemi krenare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *