• |
ide | kryesore

Kroenka i padëshiruar nga tifozët, ‘mbin’ themeluesi i Spotify: Ek, me një pasuri 4.7 miliard euro, ofertë për Arsenal

-Instant, Sport



Miliarderi suedez Daniel Ek është i gatshëm të nisë një ofertë publike për blerjen e Arsenalit me ndihmën e tre ish-topçinjve të mëdhenj: Thierry Henry, Dennis Bergkamp dhe Patrick Vieira. Sipas raporteve nga Sky Sports UK, Ek, bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i shërbimit streaming muzikor Spotify, ka rekrutuar tre nga legjendat e ‘Invincibles’ të Arsenal për ta ndihmuar atë të blejë klubin nga pronari aktual Stan Kroenke.

Ek ka shprehur për herë të parë interesin e tij javën e kaluar pasi tifozët protestuan jashtë Emirates Stadium kundër pronësisë së Kroenke dhe përfshirjes së tij në Super League, që dështoi. Ek ka një pasuri të vlerësuar prej 4.7 miliardë euro, sipas Forbes, dhe është nominuar personi më me ndikim në botën e muzikës nga revista Amerikane Billboard në 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *