• |
ide | kryesore

Mes Tuchel e finales së Champions është Real: “Ka aq shumë kualitet, sa mund të luajë me 10 lojtarë”

-Instant, Sport

Pas një jave të trazuar për shkak të Super League, Chelsea po përgatitet të luajë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër një prej “rebelëve” të tjerë, Real Madrid të Zinedine Zidane: “Kemi nevojë për një ndeshje perfekte me lojtarë të gatshëm të punojnë dhe të vuajnë së bashku. – komentoi Tuchel në prag të saj-. Kjo ndeshje vjen në kohën e duhur, kundër më të mirëve në Evropë kemi bërë gjithmonë mirë “.


Tuchel rrezikoi të shihte ti mohohej ecuria në Ligën e Kampionëve pikërisht për shkak të aderimit në Super League: “Ishte një hipotezë, por e meritojmë të jemi në gjysmëfinale, ashtu si Real Madrid. Unë e di që ka probleme politike, por duhen zgjidhur pa prekur fushën dhe një kompeticion si ky “. Tekniku gjerman i Chelsea më pas u përpoq t’u drejtohej tifozëve, duke shpjeguar momentin jashtë fushës: “Një pronar klubi ndonjëherë merr vendime që jo të gjithë i ndajnë. Ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë edhe pse ata mund të jenë të zemëruar, unë mundem ti kuptoj, por ata nuk duhet të dyshojnë në dashurinë tonë për futbollin. Na duhet mbështetja e tyre që të kalojmë në finale”.


Ajo që Tuchel nuk i pëlqen me të vërtetë është Liga e re e Kampionëve që do të vijë në jetë nga 2024: “Unë nuk jam i sigurt nëse është në preferencat e mia – pranoi ai -, për mua thjesht ndryshon fakti që do të ketë edhe më shumë ndeshje dhe, në këtë kontekst, nuk është diçka që më pëlqen. Unë besoj se të gjithë trajnerët dhe të gjithë lojtarët mendojnë kështu. Këto reforma, si Liga e Kombeve ose Kupa e Re Botërore e Klubeve, nuk e rrisin cilësinë, por vetëm ndeshjet. Nuk jam i lumtur, por nuk e kam fuqinë”.

Ndërkohë, në fushën e lojës, Chelsea duhet të sfidojë Real Madridin në Spanjë: “Kemi nevojë për një ndeshje të nivelit të lartë. Ata kanë aq shumë cilësi sa që mund të luajnë edhe me dhjetë lojtarë, por ne duhet të jemi të mirë për të mos e ulur vëmendjen në faza të ndryshme të lojës”. Si kundërshtar do të jetë ish-numri 10 Hazard: “Ai është një lojtar i shkëlqyer, te Chelsea ishte themelor dhe ka përvojë. Nëse luan, ai do të kërkojë të provojë diçka.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu