• |
ide | kryesore

Nagelsmann ‘kushton’ 30 milionë euro: Leipzig shtang Bayern Mynih

-Instant, Sport



Të gjesh një trajner të nivelit të lartë nuk është një punë e thjeshtë. Po e provon në fakt Bayern Mynih, klubi ish-kampion i Europës dhe cdo trofeu tjetër të mundshëm të sezonit të kaluar, në përpjekje të zëvendësojë Hansi Flick. Tekniku gjerman tashmë ka njoftuar se nuk do të qëndrojë tek Bayern vitin e ardhshëm dhe në Gjermani të gjithë janë të bindur se Julian Nagelsmann, i cili është një bavarez dhe një tifoz i Bayern, do të ulet në stolin e kampionëve.

Të gjithë janë të bindur, përveç Leipzig, i cili nuk duket i gatshëm ta lerë trajnerin të shkojë kaq lehtë. Sipas Sport Bild, në fakt, klubi i Red Bull ka kërkuar një dëmshpërblim prej 30 milion euro për të liruar trajnerin e tyre nga kontrata, një shifër që do të tejkalonte ndjeshëm dëmshpërblimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një trajner, ose më saktë 15 milionët e paguara nga Chelsea ndaj Portos për Villas -Boas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *