• |
ide | kryesore

OSBE nxin 25 Prillin/ Votat e shitura, mediat e kapura, databaza me të dhënat personale

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Raporti paraprak i OSBE/ODHIR që u prezantua nga vëzhguesit e misionit ndërkombëtar ka prekur disa nga pikat më nevralgjike që kërkon një proces zgjedhor për t’u konsideruar i lirë dhe i ndershëm. Duke nisur nga shit-blerja e votës, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mediat e kapura dhe gazetarët e korruptuar e deri tek përdorimi i resurseve shtetërore për fushatën e Partisë Socialiste. Ndonëse këto fenomene nuk janë të panjohura, vlen të lexohet si janë parë ato nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

SHITBLERJA E VOTES

“Rreth 30 raste të blerjes së votës janë nën hetim” shkruhet në raportin e OSBE/ODHIR në lidhje me këtë fenomen. “Vëzhguesit e Misionit ishin dëshmitarë të një rasti kur shpërndaheshin para për votuesit jashtë një qendre votimi” thuhet në raport, i cili vazhdon:

“Akuzat për blerjen e votës ishin të vazhdueshme përgjatë fushatës, gjë që tregon se kjo mbetet një problem i përhapur në vend. Partia Demokratike ndërmori disa metoda për të ndërhyrë, të cilat i justifikoi në deklarata publike, për të luftuar veprimtarinë e pretenduar të blerjes së votës”

Më pas, në shpjegimin e referencave të paragrafëve për blerjen e votës, në raport shkruhet:

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) informoi misionin e ODHir se deri në 24 Prill kishte hapur rreth 30 çështje në lidhje me blerjen e votës. Misioni gjithashtu u informua nga oficerët e prokurorisë në Berat dhe në Shkodër se ata kishin nisur hetime zyrtare për incidente në lidhje me shitblerjen e votës. Partia Demokratike bëri një denoncim në SPAK që përmbante një duzinë me raste të shitblerjes së votës në Elbasan. Në 21 Prill, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një përplasje me armë në Elbasan. PD formoi një grup të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës” duke deklaruar se ky ishte i përbërë nga ish efektivë të policisë, të cilëve iu ishte kërkuar nga PD të verifikonin informacionet për blerjen e votës: Policia e Elbasanit arrestoi 10 persona, me dyshimet se kishin mbajtur me forcë një persona dhe deklaroi se disa prej tyre ishin të armatosur. Policia gjithashtu ndërhyri kundër “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” në Dibër dhe në Korçë në 23 Prill.

PERDORIMI I SHTETIT NE ZGJEDHJE

“Ministrat e vazhduan angazhimin e tyre zyrtar edhe gjatë fushatës. Ata u shfaqën rregullisht nëpër “vizita inspektimi” të vende kyçe, si për shembull në qendrat e vaksinimit, duke mbajtur maska apo bluza me “Nr.12” (numri i PS në fletën e votimit), gjë që tregon përdorimin domethënës për fushatën. Kryeministri gjithashtu inauguroi disa projekte infrastrukturore gjatë periudhës së fushatës. Këto lloj eventesh i dhanë PS-së një avantazh domethënës, që ishte i përforcuar edhe nga dominimi i administratës lokale nga PS.

Shtojmë këtu që nëpunësit publikë u rritën në mënyrë domethënëse ndërsa afroheshin zgjedhjet, në periudhën që i parapriu moratoriumit që ndalon punësimet e reja në administratën e zgjedhjeve”

KEQPERDORIMI I TE DHENAVE PERSONALE

“Gjatë fushatës, një databazë që përmbante informacione personale dhe detaje për kontaktimin e përafërsisht 900 mijë qytetarë shqiptarë, ku ishin shënuar njëkohësisht edhe preferencat e tyre, doli në publik. Partitë e opozitës dhe Presidenti dhe shumë të tjerë në media bënë thirrje për një hetim nga SPAK për keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve. Kontakte të ndryshme të Misionit në partitë kryesore thanë se besonin se ajo që ndodhi mund të konsiderohej nga elektorati si keqpërdorim i të dhënave personale në interes të partive politike. Misioni i ODIHR gjithashtu mori raportime se u bënë përpjekje për të influencuar votën përmes ofertave”

NDRYSHIMI I KUSHTETUTES

“Në opinionin e Komisionit të Venecias u shfaq keqardhja që procedura për zbatimin e amendimeve në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor ishte “ekstremisht e nxituar” dhe nuk pati konsultime. Aty u vu në dukje se amendimet në lidhje me numrin e vogël të kandidatëve nuk favorizonte partitë e vogla dhe mundësia që u jepej kryetarëve të partive për të kandiduar në disa qarqe binte në kundërshtim me shanset e barabarta për kandidatët”.

ZHVENDOSJA E ZGJEDHESVE

“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mbikqyri përpilimin e listës së zgjedhësve. Dy grupe pune të caktuar nga KQZ, asistuan përpikmërinë e listës së votuesve dhe vunë në dukje probleme të tilla si zhvendosja e adresës së votuesve pa i informuar ata, ndërkohë që pati vonesa në njoftimin e votuesve për adresat e tyre në disa bashki”.

MEDIAT

“Pavarësia editorial është e ndikuar negativisht nga interesat e pronarëve, fakt ky që nxit vetëçensurën. Gazetarët janë të vulnerabël përballë presioneve dhe korrupsionit. Rregullimit me ligj i hapësirës televizive la për të dëshiruar në lidhje me hapësirën që iu dha partive të vogla apo kandidatëve të pavarur. Transmetuesve iu mungoi një mbulim analitik në thellësi të të gjithë pjesmarrësve në garë. Kjo u pasua me materiale të gatshme të partive në edicionet e lajmeve gjë që e kufizoi aftësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të mirëinformuar. Fatkeqësisht, nuk u organizuan debate televizive mes liderëve politikë.

Pavarësisht se ka shumë media, tregu i reklamave është i përqëndruar në pak subjekte tregtare. Shpesh mediat shërbejnë si platforma lobimi për pronarët, të cilët diktojnë pavarësinë editoriale dhe bëhen shkak për vetë-censurë. Disa kontakte të Misionit thanë se në mungesë të vetërregullimit dhe duke pasur kushte të vështira pune, gazetarët janë vulnerabël ndaj korrupsionit. Disa kontakte të Misionit ngritën shqetësime për sigurinë dhe ndjekjen penale të gazetarëve. 72 televizione në vend janë burimi kryesor i informacionit politik. Pavarësisht se shpifja dënohet vetëm me gjobë, ajo mbetet ende një vepër penale. Mbulimi i fushatës zgjedhore sanksionohet nga Kodi Zgjedhor. Një hapësirë falas në TVSH garanton një shikueshmëri minimale për të gjithë kandidatët. Vetëm 1 media print dhe online dhe 10 nga 100 televizione dhe radio private zbatuan ligjin duke publikuar një listë çmimesh për reklamat e fushatës në KQZ. Ndaj, transparenca e reklamave ishte e kufizuar. Raportimet treguan se kishte disa reklama të paguara brenda edicioneve informative dhe përtej kohës së parashikuar në ligj. Praktika e përhapur mes partive politike për të ofruar në media material të parapërgatitura nga fushata e kufizoi aftësinë e votuesve për të marrë informacion objektiv gjatë fushatës. Gjatë monitorimit të mediave nga ODHIR ran ë sy që nuk kishte debate televizive mes liderëve politikë, ndërsa kjo u zëvëndësua nga bisedat në studio. Në mediat kryesore mungoi analiza e thelluar dhe roli i tyre u kufizua thjesht në opinione të cilave u munguan diskutimet e qenësishme të platformave elektorale. Disa spote të partive nuk ishin sigluar qartë. Disa kanale televizive shfaqën foto të kandidatëve gjatë kohës që transmetoheshin programe të ndryshme apo filma, ndërsa KlanNeës i transmetoi ato gjatë edicionit të lajmeve, në kundërshtim me ligjin. PD dhe PS dominuan transmetimin e lajmeve politike në të gjitha mediat e monitoruara, ndërsa PS arriti 27 apo 35% të hapësirës, PD arriti 26 deri në 32% të mbulimit. PS u mbulua me tone më pozitive se PD. Në 9% të edicioneve informative dhe të programeve të monitoruara, Rama u raportua në cilësinë e tij si kryeministër. PS mori një 15% më shumë hapësirë dedikuar ministrave dhe institucioneve publike”/Pershtati Lapsi.al



52 Comments

  1. Ju si portal nuk keni per te zen mend ndonjhere.
    Sa me shume i shtremberoni lajmet , sa me shume mundoheni te manipuloni lexuesit , aq me shume votojne per ate qe nuk doni ju.
    E kuptoni qe menyra juaj e te berit propagande ( se gazetari nuk beni ju ) vetem sa i jep me shume vota PSs.

      1. Po pse mer BO-LE, te thuash te verteten te duket propagande ???? Ti nxjerresh pislleqet quhet propagande ???? Ti besh analize cdo skandali quhet propagande ????? Hajde pra se po ta shkerdhejme gjithe fisin e bej propagande ti nese te duket keshtu

      1. Rama ik, desh me thane;
        Por nuk foli, se e vrane.
        O Namut o trim me flete,
        Dhe shpirt tu ngrane byrek.
        ……….,.,…………
        Lapsi, banju gadi per raportin e OSBE te vitit 2025.
        Ah, ma mire, sic ka thane Andi Bushati, shifna ma 2029.

  2. E verteta i djeg militanteve si ky Boboja i ores 21:15h. Lapsi nuk eshte parti politike o zvarrites pa shtylle kurrizore. Eshte portali i se vertetes, nga te paktet ku mund te informohesh me lajme dhe qendrime koherente. Tani qe fituat o komuniste te oreve te para do filloni gjuetine e shtrigave ndaj kundershtareve si ne 1945. Per cfare e doni opoziten?

      1. O rk! Bushati nip udheheqsi madhor komunist e djal hetusi diktature, me thuj per ç’portal i se vertete thu hahaha

    1. Hahahaaaa lapsi na qenka portali i se vertetes. Do te kishim besuar po te thoshe se eshte portali i genjeshtert i familjes Berisha.

  3. Çoroditjet e enturazhit të Berishës pas disfatës: Nga revolucioni, tek koalicioni me partinë e Tom Doshit.lexojeni vete ate qe ka thene osbe dhe mos lexoni cfare do bushati të shkruaj per ju o byrektore e shpellkare të lulzime salih BBasha

  4. Keto nuk quhen zgjedhje por quhen masakrim,perdhunim,manipulim, i vullnetit te popullit per ‘re shprehur indinjaten me vote. Rezultati eshte i percaktuar nga Rilindja qe para zgjedhjeve . Kjo eshte vetem nje fasade dhe hipokrizi i diktaturave te koheve moderne. Une jam per revolta popullore ne te gjithe shqiperine. Vetem revolucioni e sjell ne binare kete vend perndryshe ta gezoni diktaturen edhe per nja 50 vjet te tjera.

  5. Shume te sakta

    Por tia fusi kum fytyrebythes mu ne bythe se na cau trapin duke na fol per k…lliqe pa fol per gjerat serioze

    Dukej dhe duket qarte aktivizimi joligjor i qeverise ripjlljes dhe krimit ne ndikimin ne rezultat por kim fytyrebytha nuk u shpreh per faktin qe rama me gjytyrm parlament te nderrohej kushtetuta duke heq koalicionet ne kundershtim me marreveshjet e nenshkruara

    Tani le te thote qe tom doshi nuk do hyje ne parlament

    Nderkohe psd si parti e fuqishme hahahahaha ka marre 2 mandate ?????
    Tom doshi eshte frymezues ne fakt, te le pa fjale kur ligjeron, po aq sa taulant balla ne elbasan apo gjush dako ne durres secili talent dhe karizmatik.

    Keta i blene votat e shtremberojne rezultatin. Kim ben llogje . Aleat te mire kemi, por keta ambasadoret po dalin si te paafte per aleatin tone.

    Me mire te mos na caje trapin dhe te kos nderhyje sepse rama nuk e rru trapin per ambasadoren , gjushi kryeson fushaten ne durres, bandat krah per krah me ramen, tom doshi nuk e rru per ambasadoren, bule edhe ilir meta doli publikisht ne diskordance me ambasadoren

    Ambasadorja duket qe sia var as nje. Luli i qesh dhe thote ku na rastise ti per hise, dhe dorezon kallzimet ne spak e prokurori per zgjedhjet e krimit .

    Votat jane shtremberuar plot, por te shohim a do ja dale rama te marre 71 me gjithe tom doshin

    Pastaj po qe do hapen dyert e europes

    Mysybet

  6. Tom doshi 2 deputetë në shkodër, hajde force politike hajde

    Zonja yuri kim me siguri duhet ta përshëndesë një blerje kaq masive në shkodër

      1. Kimetja do i jape noj dekorate anaalfabet Doshit tani:). Ai mund ti thoje kurve atyre por do zeje ne hundlesh dhe ky si ai tjetri.

  7. 360 mije te larguarit nga shqiperia ne keto 8 vite jane te pakenaqurit qe nuk munden te votonin. Ndersa administrata shteterore eshte dyfishuar.

  8. Ça po thua o Bushat,pse nuk e dinte opozita qe mediat ”ishin te kapura”apo qe shiten e blihen vota,atehere pse pranoi te hyje ne zgjedhje dhe pse gjithmone flisnin ne 100%siguri qe do fitonin?!Per sa kohe opozita problemin e kerkon te te tjeret dhe jo te vetja pushteti veçse do i largohet,opozita ka nevoje per riformim rrenjesor dhe jo per justifikime te kota.

  9. Tani , merre ate “Laps” dhe futja ne bythë qelbesisires se qelbesirave analist Andi Bushati , birit te kry sigurimist ogurzi Mehdi Bushati , si dhe futja ne bythë dhe atij qe dekoroi me “Kaloresin e Flamurit te Ilir M….” babain e pjelles qelbesire Andi Bushati.

  10. lapsi eshte nje fletushke qesharake qe vetem ca cecene e lexojne Shet vetem lajme te rreme te prodhuara nga Andi Bythati djali i nje krimineli te PPSH dhe nipi i Hysni Kapos ,dmth xhins kurvash

  11. Muli, Mona, Paloqja, Idrizi dhe Dulja - do sjellin ndryshimin qe pret populli - e ardhmja e kombit thotë:

    Lapsi po orienton Opoziten e perjetshme te beje gati çaden.
    Merrni dhe Monen, t’ju shikoje filxhanin.
    Vureni perpara Presidences, ksaj rradhe ,,,t’ju sjelle Baba Xhikja ndonje birre te ftohte…
    Dhe mos u shkulni vendit,deri ne vitin 2025.

  12. Ik hidhni ne ere ndonje shtylle te tensionit te larte…ate dini te beni mire ju shpellare te palare…
    Merrni Stresin dhe te jatin t’ju drejtojne revolten.

  13. sbesoj se i gjati do beje ndonje gje me te mire keto 4 vjet se cka bere ne fakt po e rendesishme eshte qu ju thye hunda partise se malokve. nuk fitohen zgjedhje me mrira, strazimira e kellira si keta jo

    1. Po ti mga e cfar je more robqire..shiko cfar mendje te pjerdhur qe ke e din qe as ka bere e as do beje dhe voton dhe e identifikon me maloket po pse more kar te gjith maloket sipas teje votojn pd dhe fushoret ps ti je percares nuk e don vendin as familjen tende ..trofte Putini Erdogani Vucici dhe Rama

  14. Kur rezultati perfundimtar nuk eshte ende i qarte, Lapsi: Ndryshim dramatik numrash….
    Kur rezultati eshte drejt fundit dhe PD eshte akoma pertoke, Lapsi: Votat e shitura…..

    E moret ne qafe Lulen.

  15. Le ti nxije OSBE, na i zbardh Ilir Mera qe tha qe jane zgjedhjet me te mira me histori dhe Lul Basha qe i vleresoj ai fantastike

  16. Basha nuk i ka treguar qytetarëve që është lider i fortë, nuk ka personalitet. Rama mund të iki me një Ramë, me një Boris Jonson me një Merkel, ikën me një lider dhe Basha nuk e ka këtë.

    Basha bëri një fushatë pa lidhje me Partinë Demokratike, ai nuk mund ta imponojë me një frymë të vetën, ka marë çdo gjë vetëm se ka dashur Berisha.

    E shoh PD-në si një parti të vdekur

    1. Per te hequr Edvinin duhet nje Presonalitet i madh dhe demokrat, Dhe Luli edhe n.q.s provon te fitoje, Shkerdhati Mafioz rrine se ka karizem.

      Duhet nje lider tjeter i PD-se

  17. Mbajeni psikopatin ne krye popull injorant – ai ka crregullim te rende personaliteti
    ate koke keni
    edhe keta injorantet qe i shkojne nga pas

  18. mundi opozitën e veshur me stof izraelit në moçalin e madh shqiptar. Kur në media publikoheshin faktet e skandaleve flagrante të qeverisë në ditët e fushatës si Becchetti apo ai i të dhënave, këshilltarët izraelitë e këshillonin opozitën të heshtte dhe të mos shfokusohej nga mesazhi. Madje, të dielën në darkë pas mbylljes së kutive, kërcenin në tavolinat e opozitës duke festuar fitoren.

    Së treti, mundi të gjithë atë vargun e madh të partive mediokre që ju bashkangjitën opozitës si shushunja. Ato nuk kanë vota, por duan të hanë pushtet me votat e të tjerëve.Fiks idjot i lindur je o Idiot funksional

  19. nese kane blere e kane provuar te tre krahet
    keshtu qe midis letyrash fitoi ps si letyre me e vogel mbase …..inat i keni po jepuni hakun ,ju munden ,tani ounoni fort reformohuni ,nxirrni fytyra te reja dhe provojeni pas dy vjetesh si fillim ne zgjedhjet lokale …

  20. Rrofte Partia e Punes e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise me ne krye shokun EDVIN-EDI-PAULIN RAMSHKERDHATA!!!!

  21. BESEILDHJA SHQIPTARE e Lezhes, 2 Mars 1444.
    Beselidhja Shqiptare e Tiranes,25 Prill 2021.
    S’ka nevoje per koment.Te na rroje sulltani Erdogan dhe pasha Rama!Rruge te mbare per n’Europen e Azise te Vogel.
    Turp per Durresin eTopiajve,Beratin e Muzakajve dhe Kaninen Balshajve!

  22. Dikush është i kënaqur për mandatin e tretë dhe është i bindur deri 2029!!!Po dhe mund të vejë deri në 2029.Sepse kemi bashkëkombas që blihen për 50€ dhe mban klikën në pushtet.Janë të kënaqur të hanë 1 ditë dhe të vuajnë 4 vjet si 50 vjet komunizëm!!!

  23. zedhenesja e Sali Berishes, Erla Mëhilli është shprehur se qytetarët midis Ramës dhe opozitës zgjodhën Ramën. Ajo shprehet se votat e opozitës ndër vite ka qenë në rënie dhe sipas saj për këtë kanë ndikuar një sërë faktorësh.

    “Midis Ramës dhe alternativës të opozitës qytetarët zgjodhën Ramën. Nuk vjen pushteti se të vjen radha. Rama bëri një fushatë më të mirë dhe disa veprime opozitën e çuan drejt humnerës.

    Opozita ka qenë në rënie. Niveli i votave ka qenë në rënie.

    Janë një sërë faktorësh, marrëveshja e 2017, djegia e mandateve, mos marrja pjesë në zgjedhjet vendore.”, tha Mëhilli. Akoma han mut te vaksinuar o Gimi,nuk besoj qe ti ke kenaqesi te dukesh kaq Loqe

  24. Mjere te mundurit.
    Hani mender mut.
    Shkoni dhe lepijini sumen .
    Askush nuk ju degjon,bjerini maces me luge.
    Bushat merr dhe Shkulakun e shkoni tek Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *