• |
ide | kryesore

Politico: Socialistët rrugës për të fituar zgjedhjet, por kjo mund të ndryshojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama duket se do të fitojë vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri të tretë më vete, por kjo mund të ndryshojë ndërsa numërimi vazhdon.

Partia Socialiste në pushtet e udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama është në rrugën e duhur për të fituar një zgjedhje të ngushtë kombëtare në Shqipëri, sipas rezultateve të para.

Me 55 përqind të vendvotimeve të përpunuara deri të hënën në mëngjes, partia e Ramës dukej e vendosur të fitonte 50.5 përqind të votave dhe 75 vende në parlamentin me 140 vende. Dy partitë kryesore të opozitës, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Integrimin Socialist, ishin përkatësisht në 39.2 përqind, pra 56 vende dhe 7.3 përqind, pra 6 vende.

Nëse fiton 75 vende, Rama do të jetë në gjendje të sigurojë një mandat të tretë si kryeministër – diçka që asnjë politikan i vetëm nuk e ka arritur që kur Shqipëria mbajti zgjedhjet e para shumëpartiake në 1991 pas dekadave të sundimit komunist njëpartiak. Por rezultati mund të ndryshojë ndërsa numërimi vazhdon.

Rama bëri një deklaratë të kujdesshme në një konferencë shtypi pas votimit të mbyllur të Dielën, duke thënë “edhe pse rezultatet e votimit na japin të drejtën për të qeverisur përsëri, ato i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve”. 

“Pyetja nuk është nëse Partia Socialiste del e para, ato kanë qenë partia e vendit të parë që nga viti 1996,” tha Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit Shqiptar për Studime Politike. (përktheu lapsi.al) “Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Socialistët do të marrin të njëjtën përqindje ose më të lartë se partitë e opozitës dhe do të jenë në gjendje të formojnë një qeveri më vete, ose nëse të dy partitë kryesore të opozitës do të kenë më shumë vota,” shtoi Krasniqi.

Krasniqi e përshkroi mbështetjen e fortë për opozitën si një “votë proteste kundër qeverisë”. 

Zgjedhjet janë parë si një provë kryesore për përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e disa standardeve në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, e cila ka qenë e ngadaltë që kur vendit iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014. Reformat zgjedhore kaluan para votimit të së dielës, përfshirë masat e transparencës për shpenzimet publike për fushatën ndër të tjera, do të ndihmojnë të përcaktohet nëse Shqipërisë do t’i jepet konferenca e saj e parë ndërqeveritare për të përcaktuar një kornizë për pranimin.

Rama u zgjodh për herë të parë nga një votë e madhe në vitin 2013 kur ai premtoi një “rilindje” për Shqipërinë – një referencë për Rilindjen Shqiptare, një lëvizje politike dhe kulturore që çoi në shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 1912. Por kundërshtarët e kanë akuzuar atë për dështim në frenimin e korrupsionit siç kishte premtuar që atëherë. Një raport i vendit për vitin 2020 nga Freedom House deklaroi se “korrupsioni është i përhapur dhe BE ka kërkuar vazhdimisht për zbatimin rigoroz të masave anti-korrupsion”. 

Fushata është dëmtuar më tej nga trazirat që shpërthyen të mërkurën e kaluar midis mbështetësve të partive rivale në qytetin e Elbasanit, e cila çoi në vdekjen e Pjerin Xhuvani, një ish-drejtor i fondit rajonal të sigurimeve shëndetësore, i cili ishte dënuar për korrupsion, ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të shpallë një fitues bazuar në rezultatet përfundimtare në 48 orët e ardhshme. /Politico.eu, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Nuk lane gur pa leviz kellirat politike mediatike.
    Me foto nga morgu.
    Me thashetheme per vaksinat.
    Me bllokim te hapesires ajrore.
    Me lajme te rreme.
    Me skandale te paqena.
    Me furgone vrastare

    Hani nji top muti tani dhe mesohuni te beheni njerez.

    1. Mesohu te behesh njeri ti pik se pari o skllav. Per ty e fatkeqesisht shume si ty liria dhe dinjiteti ju ben alergji. Ju nuk ju shqitet shpirti nga shoku enver, shoku Gramoz, Shoku Braho, dhee se fundmi dhe Shoku Velija. Komunistet +Narco shtet= Bangladeshizem

  2. Zeni tv dhe zeni.net kurajo përkrahësve të opozitës: Mos u trishtoni por gëzohuni se po triumfojmë, 55% e shqiptarve i thanë “JO” ëndrrës çmendurake të Ramës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *