• |
ide | kryesore

Reagon PD: Do të ketë surpriza të pakëndshme për PS në kutitë e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj, në një dalje për mediat është shprehur se sot shqiptarët vendosën t’i thonin stop Edi Ramës, duke i dhënë fund regjimit të tij. Nga selia blu, Rushaj shprehu falenderimet për ata që i besuan PD-së për të ardhmen e tyre.

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë.

Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin”, – tha Rushaj.



8 Comments

  1. Çoroditjet e enturazhit të Berishës pas disfatës: Nga revolucioni, tek koalicioni me partinë e Tom Doshit

  2. Kemi gjithe diten qe po presim permbysjen.
    Mire qe duket qe ska force, por mos tall i bythen me ne se na late 12 vjet pa buke.

    1. e do robi nje pune ne shtet te talli karin pa punuar apo jo. Po gjej pun ne privat si te gjith ne o pabuks muti.Pty race e flliqur

  3. Do ndodhe Bing-Bangu dhe nga nje kuti do dalin 1 miline shuplaka per Rilindjen…
    Ne fakt thone qe nje here ne 1000 vjet , fluturon nje pate e pjekur nga furri…

  4. Do kete surpriza se nuk do fitoje 75 deputete por 72,keshtuqe do kerkohet dorheqja e Rames qe genjeu se do merrnin 74-78 deputete,Rama aman te henksha mutin ik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *