• |
ide | kryesore

Sex and the City/ Cili ka qënë momenti më i sikletshëm i Mr.Big në shtrat

-Instant, Paparazzi, Slider



Seriali shumë i famshëm dhe i dashur për publikun, “Sex and the City”, po rikthehet sërish në ekran dhe jo si film por si serial, për t’ia bërë qejfin të gjithëve.

Sarah Jessica Parker ka njoftuar rikthimin e “Sex and the City”, teksa protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur, duke nisur nga Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, por nuk do të jetë “Samantha” e Kim Cattrall.

Përveç Cattrall, në rikthimin e serialit do të mungojë gjithashtu “Mr. Big”, i luajtur nga aktori Chris Noth.

Së fundmi, Chris, ka qenë i ftuar në “The Kelly Clarkson Show”, disa nga skenat e tij të preferuara me Sarah Jessica Parker.

‘Skena ime e preferuar është kur ajo lëshoi gazra në shtrat. Po përpiqesha ta bëja siç duhet sepse jam ekspert në atë punë dhe ajo futi kokën poshtë çarçafëve. I thashë ‘jo, jo mos u fut aty’, -tregoi Noth.

“Ajo shkoi të merrte një gotë me verë dhe unë vendosa një balon në karrige, kur u kthye u ul aty dhe plasa në të qeshura. Më shijoi shumë hedhja në liqen, e xhiruam vetëm një herë atë pjesë. Ishte shumë e bukur. Ka patur shumë moment të bukura në atë serial, ishte bekim”- shtoi aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *