• |
ide | kryesore

Tabaku: Kemi thyer një bastion të majtë, jemi rreth 400 vota përpara

-Instant, Lajme, Të fundit

Në një prononcim për mediat nga dega numër 2 në Tiranë, ish deputetja e PD Jorida Tabaku u shpreh se Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017.


“Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara”- u shpreh Tabaku.


“Jam këtu në degën numër 2, në shkollën “Hoxha Tahsin”, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka patur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017. Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh. Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara. Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë.

Kemi 40% rritje në secilën prej kutive të votimit që kemi numëruar deri tani dhe besoj siç e shikoni të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, numëruesit, vëzhguesit, janë këtu në krye të detyrës të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që Shqipëria të fitoj, Tirana të fitojë.” përfundoi Tabaku.

6 Comments

  1. Kemi rekuperuar vota ne krahasim me 2017 ..
    Ju nuk u futet ne zgjedhje me marr rezultat me te mire se 2017 , por me rrezu Ramen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu